You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » STIGMA E INJORANCËS!

STIGMA E INJORANCËS!

LORENA-STROKA-GAZETARE-ALBSTROKA-BLOG-KORONAVIRUSI-PANDEMINga Lorena Stroka
Sikur të mos mjaftonin stigmatizimet e tjera, tani kemi edhe këtë të koronavirusit! Vala e informacionit në lidhje me sëmundjen e re dhe kthesat e mëdha që po merr jeta jonë kohët e fundit, kanë krijuar një klimë shmangieje dhe stigamtizimi ndaj atyre që aktualisht janë të sëmurë, që mund të sëmuren ose që kanë qenë të sëmurë!
Informacioni i duhur, pa nuanca dramatizimi, dëshmon se stigmatizimi nuk është gjë tjetër veç një pjellë e keqe irracionaliteti që nuk kontribuon në mbrojtjen e atyre që stigmatizojnë. Në vend që të nxisë solidaritetin dhe ndihmën reciproke në mënyrë sa më funksionale për trajtimin e pandemisë, çon në shpërbërjen marrëdhënieve familjare, miqësore, shoqërore etj.
Megjithëse ndërmarrja e masave mbrojtëse është cilësuar nga mjekët specialistë si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga armiku i padukshëm, që në këtë rast mund të jenë transportuesit asimptomatikë, prapësëprapë janë shënuar jo pak raste infektimi. Dhe kjo jo për faj të tyre, sepse cili është ai që do të sëmuret?
Gjithsesi një gjë duhet pasur parasysh: diskriminimi, stigmatizimi dhe paniku nuk sigurojnë mbrojtje shtesë, thjesht tregojnë injorancë ndaj realitetit dhe lehtësi tërheqjeje në sferat më të ulta të vetëdijes, ku mbizotërojnë emocionet primitive dhe urrejtja e fshehur.
Shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që po e kalojnë!
Qetësi dhe durim për të tjerët!/albstroka.com
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top