You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Statujat më të famshme në botë

Statujat më të famshme në botë

Nga Lorena Stroka

Shumica e njerëzve në mbarë botën adhuron Statujën e Lirisë. Pse? Sepse është nga më të reklamuarat. Le të njohim pra disa statuja të tjera të cilat mund të jenë akoma më impresionuese se ajo e lirisë. Statuja Mother Motherland ndodhet në kryeqytein e Ukrainës, Kiev. Është ndërtuar rreth 40 vjet më parë dhe në kohën që përfundoi ishte më e larta në botë. Është 102 m e lartë (40 m është baza) dhe peshon 530 ton. Shpata ka një gjatësi prej 16 m dhe peshon 9 ton, ndërsa mburoja ka 13 m lartësi e 8 m gjerësi.

Statuja Lord Shiva e vendosur në një tempull të indisë është 37 m e lartë, për ndërtimin e saj u nevojitën dy vjet punë.

Statuja Xhekins Han ndodhet 54 m larg Ulan Bator-it (Mongoli). Ajo ka një gjatësi prej 54 m dhe është e vendosur mbi një bazë çeliku (10 m e lartë) e cila mbahet në 36 shtylla. Kostoja e statujës arriti deri në 4.1 milion dollarë.

Statuja e Budës ka një gjatësi prej 88 m, është e bronztë dhe peshon mbi 700 ton.

Statuja Mamayev ndodhet në Volgograd të Rusisë dhe është një monument nga beteja e Staligradit. Ka një lartësi prej 85 m dhe peshon 800 ton. Shpata është 33 m e lartë dhe peshon 14 ton.

Statuja e Budës Wan Muang është 92 m  e lartë dhe 63 m e gjerë. Ndodhet në manastirin Wat Muang në Tailandë dhe u deshën 18 vjet për t’u përfunduar. Punimet filluan në vitin 1990.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top