Si një skanim truri mund të parashikojë kohëzgjatjen e një lidhjeje
Nga Lorena Stroka
Dita e Shën Valentinit po afron… (do të më thoni, pse s’e dinim?), por kjo nuk ka asnjë rëndësi domethënëse, sot, të dashur miq të kësaj faqeje do të mësojmë se çfarë besojnë shkencëtarët Amerikanë dhe Britanikë për dashurinë dhe kohëzgjatjen e një marrëdhënieje. Shkencëtarët zbuluan se përmes një skanimi të trurit mund të mësojmë se sa i dashuruar është dikush dhe sa sa kohë mund të zgjasë një lidhje.
Hulumtuesit vërejtën disa ngjyrime në aktivitetin e trurit të vullnetarëve të cilët ishin në lidhje ose sapo kishin njohur dikë tjetër dhe ndiheshin të dashuruar. Qëllimi i shkencëtarëve ishte të konstatonin nëse pas 3 vjetësh do të ishin ende të dashuruar apo do të ndaheshin.
Shkencëtarët analizuan veprimtarinë e neuroneve dhe arritën të zbulonin emocionet e vullnetarëve në lidhje me erosin dhe dashurinë. Nuk ranë jashtë akoma dhe në ato raste kur vullnetarët deklaronin se ishin shumë të dashuruar, dhe pse pak më vonë u kalonte…
Hulumtuesit u treguan vullnetarëve foto të partnerëve të tyre, dhe u kërkuan të sillnin në mend kujtime nga jeta e tyre e përbashkët. Në të njëjtën kohë, realizohej skanimi. Kur truri tregonte më shumë aktivitet në pjesën e bishtit kaudat dhe më pak në pjesën e përparme (që lidhet me krizën dhe aftësinë kritike), atëherë, kishin më shumë gjasa që marrëdhënia e tyre të zgjaste mbi 3 vjet. Kur marrëdhënia, kriza dhe aftësia nuk janë shumë të theksuara, mbizotëronmë shumë emocioni se sa logjika, rrjedhimisht, lidhja ka më shumë gjasa që t’i rezistojë kohës…
Më konkretisht, u studiua truri i 12 vullnetarëve, 50% e tyre vazhduan të ishin me partnerët e tyre për më shumë se 3 vjet, sikurse ishte parashikuar nga skanimet shkencore.
Profesori Arthur Aron, psikolog social, deklaroi se: Të gjitha ata që morën pjesë në kërkim ishin tepër të dashuruar me partnerët e tyre, dhe kjo gjë u pasqyrua plotësisht në skanimet e realizuara”.
Në foton e mëposhtme po shihni trurin e dy vullnetraëve. Majtas, truri me ngjyrë blu i përket vullnetarit, lidhja e të cilit zgjati shumë, dhe djathtas, me ngjyrë të kuqe ikonizohet truri i vullnetarit që edhe pse deklaronte i dashuruar, lidhja e tij nuk zgjati shumë. Ngjyra e kuqe tregon aktivitet të rritur në ato pjesë që lidhen me krizën, ndërsa ngjyra blu tregon ato pjesë që janë të paaktivizuara./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com