You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Skalitja e një… plage

Skalitja e një… plage

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një herë e një kohë, në trungun e një peme të vjetër jetonte një plagë e vogël, brenda pyllit të verës. Kishte sy të mëdhenj si oqean, buzë të kuqe si hënë e plotë gushti, dhe sa do dhembje që të kishte brenda vetmisë së saj, nuk ankohej kurrë.

Siç e shihni, ishte një nga ato plagët e pakta që kishin zgjedhur të jetonin të lira dhe të pavarura nga njerëzit e dobët, kështu nuk lëndonte askënd tjetër, përveç vetes së saj të vogël, të ndjeshme e të parëndësishme.

Historia e saj filloi atëherë kur një djalë i dashuruar skaliti në mënyrë mjeshtërore emrin e së dashurës së tij në trungun e pemës. Më vonë kur kuptoi se nuk e donte më vajzën, pasi as ajo nuk ndjente më asgjë për atë, shkoi në pyllin e verës dhe me mani diabolike u mundua të zhdukte emrin e saj./AlbStroka.com/

vijon… (nuk mund ta përfytyroni dot se çfarë ndodhi më pas).

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top