You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SIKUR TË MUNDJA…

SIKUR TË MUNDJA…

Sikur të mundja…

© Lorena Stroka
Sikur të mundja të të hapja shpirtin,
qoftë dhe vetëm për një çast,
do habiteshe nga njëngjyrësia,
nga e kuqja, ndezur flakë.
Sikur të mundja të të flisja,
veç me sy, jo me fjalë,
do kuptoje se brenda meje
je ti që më mban gjallë.
Dhe që të mundja të të zbuloja,
gjithë ëndrrat që për “NE” kam
do të më duhej të rilindja,
e ti të mos më thoje… “si vëlla të kam!”.
 

* Botuar në librin – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top