You Are Here: Home » Të ndryshme » Sigmund Frojd (1856 – 1939)

Sigmund Frojd (1856 – 1939)

Nga Lorena Stroka

Sigmund Frojdi është themeluesi i shkollës psikoanalitike në fushën e psikologjisë. Njihet si një ndër analistët më të rëndësishëm të shek. XX-të, i cili studioi dhe përcaktoi konceptet si neveria, seksualiteti i fëmijëve etj. Teoritë  shkencore dhe teknikat  trajtuese që zhvilloi ndezën debate intensive, madje nuk ishin të paktë ata që e përçmuan duke mos e konsideruar të besueshëm.

Ndikimi i Frojdit nuk u kufizua vetëm në psikologji dhe psikiatri, por u përhap edhe në shumë fusha të tjera shkencore si (antropologji, sociologji, filozofi etj).

Botime kryesore të Frojdit:

1. Interpretimi i ëndrrave – Die Traumdeutung (1900)

2. Psikopatologjia e jetës së përditshme – Zur Psychopathologie des Alltagslebens (1901)

3. Tre studime për teorinë e seksualitetit – Drei Abhandlungen zur Sexualtheorie (1905)

4. Totem dhe Tabu Totem und Tabu (1913)

5. Për NarcisizminZur Einführung des Narzißmus (1914)

6. Përtej parimit të kënaqësisë Jenseits des Lustprinzips (1920)

AFORIZMA

  • Mashkulli i vërtetë është MONOGAMIK
  • Zhvillimi mendor i njeriut është një përsëritje e shkurtër e zhvillimit të llojit të njeriut.
  • Një ditë duke parë pas, vitet që u mundove-vuajte, do të duken më të bukurat.
  • Psikoanalisti nuk duhet të jetë aspak ekspresiv ndaj pacientit dhe – si një pasqyrë – nuk duhet të tregojë asgjë tjetër përveç asaj që i tregojnë.
  • Amerika është një gabim.
  • Arti është një rrugëdalje nga problemi seksual.
  • Feja është neurozë.
  • Dy gurët e themelit të lumturisë: dashuria dhe puna.
  • Fëmijët janë krejt egocentrikë. I ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen t’i plotësojnë me çdo kusht.
  • Interpretimi i ëndrrave, është rruga mbretërore për hulumtimin e nënndërgjegjes.
  • Ç’përparim! Në Mesjetë do të më digjnin në zjarr. Tani, djegin në zjarr librat e mi.
  • Pyetja më e madhe që nuk është përgjigjur ndonjëherë,  të cilës as unë nuk kam arritur t’i përgjigjem pas tridhjetë vjetësh është se: “çfarë do një grua?”
  • Vërtet, si asnjë nga ata të mëdhenjtë nuk zbuloi kurrë psikoanalizën? Pse duhej të priste një çifut të pafe?
  • Histerikët vuajnë kryesisht nga kujtimet.
  • Njeriu është produkt i traumave të fëmijërisë.
  • Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër më të madhe (gjatë fëmijërisë) se sa ajo e mbrojtjes së babait.
  • Në qoftë se një fëmijë ka qenë fëmija më i dashur i nënës së vet, ruan përgjatë gjithë jetës ndjesinë e triumfit, besimin, lumturinë, që shpesh herë të drejtojnë në lumturi të vërtetë.
  • Shakatë nuk janë vetëm një shfaqje e neurozës seksuale, por edhe një simptomë psikopatologjike.
  • Pas çdo gruaje të forte, fshihet një baba tiran.
  • Shumica e njerëzve nuk duan liri, sepse liria kërkon përgjegjësi, dhe shumica e njerëzve dridhen të marrin përgjegjësi.
  • Ndonjëherë një puro është veç një puro.
  • Kudo që më çuan teoritë e mia, kuptova se një poet kishte shkuar aty më parë se unë.

© 2010: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top