You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Sido që të vijë puna… unë do të dua gjithmonë…

Sido që të vijë puna… unë do të dua gjithmonë…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

D.G

…………………………………                  ……………………………

– “Jam një grindavec i mbrapshtë dhe askush s’më do”, tha vogëlushi.
– “Vogëlushi im”, tha e ëma “sido që të jesh unë do të dua gjithmonë”.
– “Edhe po të isha arush, prapë do të kujdeseshe për mua e do të më doje?”, pyeti vogëlushi.
-“Sigurisht”, tha e ëma, “unë do të dua sido që të vijë puna”.
– “Dhe po të bëhesha insekt i gjelbërt, përsëri do të më doje? Prapë do të më përqafoje e do të më puthje?”
– “Sigurisht”, tha e ëma, “unë do të dua sido që të jesh”.
– “Prishet ndonjëherë dashuria?”, pyeti vogëlushi.
“Përthyhet e thyhet ndonjëherë dhe nëse po, a mund ta ngjisësh, ta ndreqësh dhe ta ndërtosh nga e para?”
– “Ah, nuk e di”, tha e ëma.
– “Ajo që unë di, është që do të dua gjithmonë”.
– “Dhe kur të vdesim e të humbim, akoma do të më duash?”, tha vogëlushi?/AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com
 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top