You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZHDUKNI PIKAT E ZEZA NË KOHË REKORD

SI TË ZHDUKNI PIKAT E ZEZA NË KOHË REKORD

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot, do flasim për pikat e zeza, ose më saktë për makthin e femrave! Nuk ka femër që të mos ankohet për lëkurën e saj, sado të mirë që ta ketë. Jo kjo, po ajo, një kleçkë do ta gjejë se s’bën! Fillimisht nervozohet dhe pastaj shpërthen te leshrat e shkreta, veshja  e kështu me rradhë, derisa në fund, s’i pëlqen asgjë te vetja. Por ju mos u shqetësoni aspak, kjo është diçka që mund të ndodh te të gjitha. Për gjithçka ka një zgjidhje. Në qoftë se problemi juaj ka të bëjë me pikat e zeza, konsiderojeni të zgjidhur. Më poshtë po ju zbuloj disa sekrete të vogla që do t’ju bëjnë të shkëlqeni vërtet dhe të thoni sa të drejtë që kishte ajo Lorena.

Fillimisht për të zbutur dhe hapur poret e lëkurës merrni një kompresë të ngrohtë dhe vendoseni në sipërfaqen e fytyrës për rreth 10-15 minuta.

Në vazhdim, merrni pak pambuk mbështillni gishtat tregues e të mesit dhe kalojini nga të dyja anët e hundës që të pastrohen mirë.

Në qoftë se nuk ju pëlqen kjo metodë, ngrohni pak mjaltë dhe aplikojeni në fytyrë, lereni të veprojë rreth 20 minuta dhe pastaj shplajeni me ujë të ftohtë.

DOMATE

Merrni një domate shtydheni fort dhe me lëngun e saj lyeni pjesët problematike (përreth hundës, mjekrës), para se të flini. Prisni deri sa të përthithet nga lëkura, dhe pastaj flini, në mëngjes shplahuni normalisht.

VEZË

Veza është mëse ideale për pjesën e hundës. Rrihni lehtë një të bardhë veze (mos e bëni merengë ok?), qullni një copë pambuk në të, dhe pastaj vendoseni në formë komprese në hundë.

Lereni pambukun në zonë derisa të thahet mirë dhe pastaj hiqeni. Për efekte sa më të mira, përsëriteni dy herë në javë.

LIMON

Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë që të hapen poret.

Në një tas të vogël shtoni pak lëng limoni dhe sheqer. Në vazhdim lagni një copë pambuk në të dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës.

KRIPË

Hidhni pakëz kripë në dorë dhe filloni të fërkoni zonat problematike, lehtë, pa ushtruar presion.

Në qoftë se keni fytyra të ndjeshme, mos e provoni fare.

ORIZ

Zieni oriz dhe… pastrohuni.

Pasi të keni zier pak oriz, bëni me të peeling natyral, të jeni të sigurta që në kohë rekord fytyra juaj do të jetë pastruar nga qelizat e vdekura dhe të pista./AlbStroka.com/Personalisht, përdor limonin dhe vezën, funksionon 100%.

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top