You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZBUSNI RRUDHAT E IMTA

SI TË ZBUSNI RRUDHAT E IMTA

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nuk e di për ju, por për mua, viti 2014 – të paktën deri tani – ka qenë një nga vitet më të vështira. Sinqerisht, nuk ka ditë të mos pësoj një incident të vogël, nuk më ka mbetur pjesë trupi pa u goditur. Për të mos diskutuar ftohjet, që m’i kanë bërë nervat susta… Aty ku bëhem mirë, më del diçka tjetër… kjo është arsyeja që nuk jam shumë aktive në faqe. Shpresoj të më mirëkuptoni…

Sot, do të flasim për fiqtë… jo, se më ka shkuar mendja për t’i ngrënë, pasi s’mund të them se i parapëlqej dhe aq shumë, por për vetitë e tyre antirrudhë. Fiqtë e bardhë (nëse mund t’i quaj kështu) janë të pasur me fibra, kalium, kalcium, magnez, hekur, ndërsa të zinjtë përmbajnë shumë polifenole dhe antioksidantë me veti antirrudhë.

Ndihmojnë në kapsllëk: Fibrat që fiqtë përmbajnë zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së diabetit, përthithin sheqernat në ushqime… si dhe lehtësojnë procesin e jashtëqitjes.

Ndimojnë në humbje peshe: Krijojnë ndjesi ngopjeje.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës: Zvogëlojnë nivelet e triglicerideve në gjak, gjithashtu kaliumi që ata përmbajnë konsiderohet mëse rezultativ në rregullimin e presionit të gjakut.

Ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit: Sidomos femrat që ndodhen në fazën e pas-menopauzës.

Ndihmojnë në jetën seksulae: Veprojnë në sistemin hormonal duke rritur dëshirën për seks.

Peeling me fiq

Siç e dini, fiku është pastrues ideal për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, ndërsa ofron mbrojtje antioksidante dhe antiplakje. Nga ana tjetër, vaji i ullirit e hidraton dhe ushqen lëkurën në thellësi duke fuqizuar prodhimin e qelizave.

Për përgatitjen e maskës antirrudhë do të nevojiteni:

2 fiq (në madhësi mesatre)

1 lugë (gjelle) vaj ulliri

Në një tas të vogël shtypni mirë fiqtë (si pure) dhe shtoni vajin e ullirit. Në vazhdim, aplikojeni (masën) në fytyrë, duke bërë masazh të lehtë në formë rrethore. Lereni rreth 10 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të ftohtë. Në qoftë se e bëni 1 muaj rresht, keni për të parë efekte të mrekullueshme. PERSONALISHT, PËR TË ELEMINUAR ÇDO RRUDHË TË IMTË, PARA SE TË FLE, APLIKOJ NGA 1 PIKË VAJ ULLIRI PËRRETH SYVE DHE PAKËZ MJALTË./AlbStroka.com/

Kalofshi një mbremje sa më të ngrohtë pranë familjeve dhe miqve tuaj…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top