You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZBUKUROHENI DUKE PËRDORUR VETËM KËTO 3 PRODUKTE, (UDHËZUES PRAKTIK)

SI TË ZBUKUROHENI DUKE PËRDORUR VETËM KËTO 3 PRODUKTE, (UDHËZUES PRAKTIK)

sekrete-bukurie-keshilla-nga-lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-lajme© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Duke qenë se për një pjesë të madhe të vajzave e grave shqiptare blerja e produkteve kozmetike nuk është aspak e lehtë, për shkak të pamundësive ekonomike, zbulimi i disa sekreteve praktike (nëse mund t’i quaj të tilla) do të vlejë vërtet shumë, për t’i bërë ato që të ndihen sa më të bukura e të kuruara, pa shpenzuar dhjetëra euro.

A e dini që kremi i duarve apo i trupit mund të përdoret edhe për gjëra të tjera, përtej mbajtjes së butë të lëkurës?

Një sasi e vogël kremi duarsh apo trupi mund të bëjë mrekulli në flokët tuaj. Në vend të xhelit që përveçse kushton, dhe i rëndon, përdorni fare pak krem (në madhësinë e thoit tuaj), për t’i bërë sa më të buta e të shëndetshme.

Vazelina dhe… parfumi

Nuk ka shtëpi pa vezelinë, të gjitha kemi një të tillë në dollapin e banjës sonë. Përdorimet e saj janë të shumta, një prej tyre është që ta përdorim për të zgjatur erën e parfumit. Çfarë të bëni? Merrni pakëz vazelinë dhe përhapeni në formë masazhi, në ato pjesë mbi të cilat do të hidhni parfum. Vazelina ndihmon në hapjen e poreve, rrjedhimisht dhe në zgjatjen e aromës së këndshme.

Talk-u dhe qerpikët!

Talk-u mund t’u japë volum të përsosur qerpikëve tuaj. Fillimisht shtroni një shtresë rimeli në qepikët tuaj, pastaj me ndihmën e një furçe (nga ndonjë rimel i mbaruar) përhapni pakëz talk sipër tyre./albstroka.com/Mandej, kalojuni edhe një shtresë tjetër rimel. Rezultati do t’ju lërë pa fjalë!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top