You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË TENDOSNI LËKURËN E FYTYRËS VETËM ME TRE PËRBËRËS

SI TË TENDOSNI LËKURËN E FYTYRËS VETËM ME TRE PËRBËRËS

gazeta-albstroka-blog-facebook-shkrime-keshilla-receta-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kjo maskë e cila përgatitet vetëm me tre përbërës natyralë, është mëse e përshtatshme për forcimin/tendosjen e lëkurës së dëmtuar. Aplikimi i saj mund të ndihmojë gjithashtu edhe në zvogëlimin e poreve të mëdha të fytyrës.

Përbërësit që do të nevojiteni:

1 e bardhë veze (e ftohtë)

1 majë luge miell misri

2 vitamina A&E

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku tre përbërësit e mësipërm derisa të bëhet si shkumë. Në fillim, mund t’ju duket disi e lëngët, por, në vijim do të mpikset si duhet. Pastaj, me ndihmën e gishtave, ose të një furçe të posaçme përhapeni në fytyrë (me përjashtim të syve/buzëve) dhe qafë, duke e lënë të veprojë rreth 15-20 minuta. Sapo të thahet, mund të ndjeni një farë kruarje lëkure, por, mos u shqetësoni, sepse është efekt i përkohshëm. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët dhe aplikoni kremin tuaj hidratues./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top