You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË SHËRONI INFLAMACIONET E GOJËS (MËLLENJA, PLAGË)

SI TË SHËRONI INFLAMACIONET E GOJËS (MËLLENJA, PLAGË)

Nga Lorena Stroka

Të gjithë njerëzit në periudha të ndryshme të jetës së tyre vuajnë nga dhimbjet në zgavrën e gojës, për shkak të shfaqjes së mëllenjave apo plagëve të ndryshme. Një nga mënyrat që përdoret prej kohësh për trajtimin e tyre është larja e gojës me ujë e kripë dhe 20 pika vaj myrrah.

Mirëpo përveç metodës së mësipërme mund të përdorni dhe një pije tjetër, e cila është vërejtur se është akoma më efikase… Në mënyrë të veçantë:

Përbërësit

5 gjethe barbarozë

3 gjethe sherbel

2 gjethe trumzë

Përgatitja

Përdoret si infuzion/ekstrakt, domethënë në 1 filxhan me ujë të nxehtë shtoni 1 lugë çaj nga përzierja e tre bimëve të mësipërme. Lereni 10 minuta pa e prekur, në vazhdim kullojeni dhe pastaj konsumojeni para çdo vakti.

Në qoftë se keni inflamacione (infeksione) goje duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në konsumin e disa ushqimeve bimore që përmbajnë vajra si: lajthitë, arrat etj., etj, sepse mund të shkaktojnë ulceracione. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet të konsumoni më shumë fruta të tharta (mollë jeshile të qëruara, lëng limoni) dhe aspak ëmbëlsira./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top