You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË RIGJENERONI FLOKËT E DËMTUAR ME XHEL KAKTUSI DHE TË SHTONI VOLUMIN E MUNGUAR

SI TË RIGJENERONI FLOKËT E DËMTUAR ME XHEL KAKTUSI DHE TË SHTONI VOLUMIN E MUNGUAR

albstroka-blog-lorena-stroka-receta-bukurie-xhel-kaktusi-per-floket-e-demtuar-nga-ngjyrimet© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se i lyeni flokët për një kohë të gjatë, provoni këtë recetë të thjeshtë bimore me kaktus nopal. Kjo bimë është ideale për rikthimin e shëndetit të humbur të të gjitha llojeve të flokëve.

Kaktusi nopal është i pasur me kalcium, kalium, fosfor, sodium, vitamina A, B, B2, C, K dhe klorofil. Ndihmon në ushqyerjen, rigjenerimin dhe forcimin e flokëve. Gjithashtu, ndalon flokërënien si dhe shton volumin e munguar.

Përbërësit

4 lugë gjelle xhel kaktusi (e gjeni brenda gjetheve të bimës)

6 pika vaj esencial kokosi

Përgatitja

Kaktus nopali është shumë i ngjashëm me bimën e aloe veras. Për të marrë xhelin e tejdukshëm brenda gjethes, duhet të përdorni një thikë për ta prerë me kujdes për së gjati. Pastaj mblidhni tri lugë gjelle xhel nga qendra. Në vazhdim, hidheni në një tas bashkë me pikat e vajit esencial të kokosit dhe përziejeni derisa të formohet një masë homogjene.

Mandej përhapeni në flokë të lagura nga rrënjët deri te bishtat. Lereni 20 minuta të veprojë. Në fund, lahuni si gjithmonë. Shumë shpejt do të vëreni ndryshimet e para!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top