You Are Here: Home » Kuriozitete » Si të bëheni… të virgjëra ditën e martesës

Si të bëheni… të virgjëra ditën e martesës

Nga Lorena Stroka

Tashmë leximi i rregullt i shtypit të huaj të përditshëm më është bërë një zakon i pandashëm. Shtypin shqiptar e kam lexuar shumë rrallë, dhe vazhdoj të kem po të njëjtin qëndrim shperfilles sa ndaj gazetave, po aq edhe ndaj televizionit shqiptar, pasi edhe kur rastiste të lexoja ndonjë artikull apo ndiqja ndonjë program televiziv (të paktën në kohën kur jetoja në Shqipëri), ajo çka vëreja ishte mania e gazetareve te pershkruanin çdo hap politikanesh (inekzistentë) dhe detaje pikante per te mbathurat e “këngëtareve-prostituta” qe ekspozoheshin në mënyrën më harbute duke humbur kështu çdo vlerë njerëzore apo artistike. Pra, në një ndër gazetat e shumta që lexova sot, më tërhoqi vëmendjen një shkrim për virgjërinë artificiale, dhe mendova se ky shkrim do te ishte i vlefshem per shumë shqiptare, profesioniste të llojit – (të cilat janë në gjuajtje të ndonjë martese të majme)… edhe pse në tema të tilla vajzat shqiptare kanë DOKTORATURË (të paktën një pjesë e tyre) dhe nuk para kanë nevojë për informacione shtesë. Nejse, deri diku në këtë katandisje ekstreme kanë ndikuar edhe vetë meshkujt, të cilët u kanë vënë si kusht martese testin e virgjërisë, duke i drejtuar në këtë mënyrë vajzat e shkreta të marrin masat e tyre për të mos mbetur në raft. Faktikisht,  dukuri të tilla tregojnë papjekuri sentimentale dhe vetebesim te ulet, gjë që përkthehet në personalitet të zeruar.  Për hir të argumentit, jashtë rrobave të veta ka dalë një spiritual nga Egjipti për qarkullimin nëpër dyqane të një ambalazhi qe pretendon se do t’u zgjidhë litarin prej fyti shume femrave të cilat paten fatin e keq te humbisnin vigjërinë e tyre në luftërat e mëparshme jetësore. Bëhet fjalë për një qese që përman një lloj lëngu që ngjan me gjak dhe çahet gjatë marrëdhënieve seksuale. Abdul Mouti Bayoumi pohon se shitja e këtij produkti duhet të ndalohet në Egjipt, pasi përhap imoralitetin në shoqëri, prandaj dhe cilido që arrestohet duke përdorur qesen në fjalë do të përballet me dënimin me vdekje, sipas ligjit islamik të Sheriatit. Produkti vjen nga Kina dhe është në dispozicionin e të gjithë të interesuarëve në raftet e dyqaneve te shumë vendeve arabe dhe jo vetëm./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top