You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË XHEL PËR ELIMINIMIN E RRUDHAVE TË FYTYRËS

SI TË PËRGATISNI VETË XHEL PËR ELIMINIMIN E RRUDHAVE TË FYTYRËS

albstroka-blog-xhel-kunderrrudhe-shkrime-receta-keshilla-bukurie-nga-lorena_stroka_biografia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Fytyra është pasqyra e personalitetit tonë. Mungesa e kujdesit rutinor, nxit humbjen graduale të vetëbesimit, si dhe dobësimin e marrëdhënieve tona me të tjerët. Për asnjë arsye, nuk duhet të reshtim së dashuri atë! Shpërfillja ndaj vetes, është pushteti që padashur u japim të tjerëve për të na përçmuar psikologjikisht e fizikisht. Është në dorën tonë të shkëlqejmë brenda e jashtë.

Si thoni, të fillojmë me një xhel kundërrrudhë? Unë them që po, sepse është dhe i mirë, dhe i lirë. Ofron hidratim të thellë lëkure, heq shenjat  e lodhjes, zbutë nxirjen poshtë syve, dhe mbi të gjitha, mbush rrudhat. Mos nguroni ta provoni!

Përgatitja

2.7 gr fara lini (të shtypura mirë)

35 gr ujë

5 gr vaj bajame

2 gr glicerinë bimore

21 gr xhel aloe vera

9 pika vaj esencial kamomili

9 pika vaj esencial livando

5 pika vaj esencial selvie

Përgatitja

Si fillim, ziejmë në zjarr të ulët farat e linit me ujin. Në vazhdim, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet rreth 15-20 minuta, kohë gjatë së cilës uji merr trajtën e xhelit. Pastaj me ndihmën e një nape djathi heqim farat. Shtojmë glicerinën, aloe verën dhe vijojmë me përzierjen. Në një tas tjetër, përziejmë së bashku vajin  e bajames dhe vajrat esencialë. Mandej i hedhim brenda xhelit dhe i përziejmë me një rrahëse elektrike.

Pas këtij procesi, xheli është gati për përdorim. E ruajmë në një vazo prej qelqi në derën e frigoriferit. Këshillohet të aplikohet i tëri brenda 10 ditëve, përndryshe rrezikon të skadohet./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top