You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISIM VETË MANIKYR

SI TË PËRGATISIM VETË MANIKYR

manikyr-albstroka-receta-lorena_stroka_gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Çështë e vërteta, këtë sikurse dhe shumë receta të tjera praktike që pata përgatitur ditët e fundit, nuk kisha ndërmend t’i postoja tani, mirëpo, ja që s’m’u durua…

Po filloj me të parën. Cili është mendimi juaj për manikyrët, ia vlen të japim 6-7 euro për të blerë një të tillë, dhe këtu nuk po flas për produkte të brandeve të njohura (sepse aty çmimet janë të pakapshme), por, për ato noname? Unë mendoj se është një shpenzim jo dhe aq i domosdoshëm sa mundohen të na e paraqesin disa. Është tjetër gjë të kujdesesh te një specialiste për shëndetin e thonjve, dhe tjetër gjë të lësh leshtë e kokës për të përvetësuar gjithë gamën e ngjyrave të reklamuara nëpër vitrina, kur fare lehtë mund t’i përgatisësh vetë.

Sa për ju që nuk i keni lekët të tepërta, por, që ju pëlqen të jeni të kuruara, ju kam një zgjidhje fantastike, e cila është absolutisht e thjeshtë, mjafton të keni një paletë që nuk përdorni më me hije sysh.

Çfarë do të nevojiteni:

1 mbajtëse manikyri

1 vernik transparent thonjsh

1 hije sysh

1 gyp prej letre

1 kunjë dhëmbësh

Përgatitja

Si fillim pluhurëzoni hijen, në vazhdim me ndihmën e gypit hidheni brenda mbajtëses së manikyrit dhe përziejeni me kunjë derisa të marrë ngjyrën e dëshiruar. Kaq ishte, brenda pak sekondave manikyri juaj është gati, madje dhe në ngjyrën që doni ju./albstroka.com/

Kaq për tani!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top