You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRDORNI SHEA BUTTER PËR NJË DEKOLTE MË JOSHËSE

SI TË PËRDORNI SHEA BUTTER PËR NJË DEKOLTE MË JOSHËSE

lorena_stroka_gjoksi_biografia_keshilla_bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A mund të ketë pamje më joshëse se sa një dekolte e kuruar deri në detaj? Natyrisht që jo! Sa keq që ne femrat i kushtojmë fare pak rëndësi kësaj pjese kaq sensuale të trupit tonë. Ndërkohë që për veshje e dhjetra panevojshmëri të tjera, shpenzojmë kushedi se sa para. Mirë në vitet e shkuara që informacioni në lidhje me kujdesin estetik ishte i kufizuar, por sot, është gjynah nga Zoti ta lësh veten pas dore!

Më poshtë po ju citoj përbërësit e dy recetave që përmirësojnë dukshëm pjesën delikate të dekoltesë, madje brenda një kohe relativisht të shkurtër. Po të doni, recetën e parë mund ta përdorni edhe për fytyrën, sepse ka efekt antirrudhë.

Përbërësit

6 lugë gjelle vaj bajame

1 lugë gjelle gjalpë kakao

3 lugë gjelle shea butter

2 lugë gjelle vaj kokosi

1 lugë gjelle dyll blete

3 lugë gjelle ujë trëndafili

2 lugë gjelle xhel aloe vera

3 vitamina A&E

1 majë luge ekstrakt vanilje

8 pika vaj esencial (të zgjedhjes suaj)
lorena_stroka_foto_biografia_facebook_keshilla_nga_lorena_stroka_albstroka_facebook

Përgatitja

Si fillim, shkrini në temperaturë të ulët dyllin e bletës dhe gjalpet, mandej, pasi të jetë ftohur pak (përzierja) shtoni brenda saj të gjithë përbërësit e tjerë dhe vijoni me përzierjen, derisa të krijohet një masë homogjene. Në fund, aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e qafës dhe gjinjve, duke e lënë të veprojë disa orë. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Pjesën e mbetur ruajeni në një vazo prej qelqi në derën e frigoriferit.

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj mente

1 lugë gjelle vaj rozmarinë

1 lugë gjelle vaj bajame

1 lugë gjelle vaj shea butter

Përgatitja

Në një tas të vogël përzieni mirë së bashku vajrat e mësipërm, në vazhdim, masazhoni me të pjesën e qafës dhe gjinjtë. Për efekt sa më të mirë, aplikojeni në darkë, me qëllim që të veprojë gjatë gjithë natës. Përsëriteni dy herë në javë, jo më shpesh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top