SI TË NEUTRALIZONI SHIJEN E PIPERIT NË GATIME
Nga Lorena Stroka
Sado të mira që të jenë ëmbëlsirat, asnjëherë nuk më kanë bërë të ndaloj hapin para ndonjë ëmbëltoreje. I konsumoj shumë rrallë, 1 herë në muaj (dhe shumë them). Problemi im janë të kripurat dhe gjellërat me erëza, atyre e kam të vështirë t’u rezistoj. Nga dëshira për t’i bërë sa më pikante, ndonjëherë e teproj me masat, sidomos me piperin, në vend që të hedh sa duhet, dyfishoj dozën. Si pasojë e kësaj, gjella bëhet aq djegëse, sa vështirë se konsumohet, kryesisht nëse nuk je “tifoz” i shijeve të tilla.
Metoda që pastaj ndjek për neutralizimin (deri diku) e aromës djegëse është përdorimi i limonit. Më konkretisht, hedh 2-3 lugë gjelle lëng limoni dhe e lë të ziejë për disa minuta akoma. Falë limonit, nuk mbeten dhe të tjerët pa ngrënë!/albstroka.com/
© AlbStroka.com