You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË MBYLLNI DHE FORCONI PORET E MËDHA TË LËKURËS

SI TË MBYLLNI DHE FORCONI PORET E MËDHA TË LËKURËS

Nga Lorena Stroka

Hi there my lovely friends and  followers…

Pas një shfletimi të shpejtë vërejta se nuk kisha bërë asnjë post (shkrim) për trajtimin e poreve të fytyrës, mendoj se sot ka ardhur dita për një të tillë. Pore ka çdo fytyrë… por jo të gjitha konsiderohen problematike dhe antiestetike. Një fytyrë quhet problematike kur ka pore të mëdha që ngjajnë me gropëza, kjo është një gjendje gjenetike që vërehet më shumë te lëkurat e yndyrshme se sa te ato të thata apo të ndjeshme. Mirëpo falë kurave në kushte shtëpie asgjë nuk është e patrajtueshme, mjafton të kombinoni produktet e duhura dhe të keni pak durim.

Më poshtë po ju rendis përbërësit e një maske shumë të mirë për mbylljen e poreve të mëdha:

1 e bardhë veze

1/2 (gjysmë) luge lëng limoni

1/4 domate (në madhësi të vogël)

Përgatitja

Pasi të keni pastruar të gjitha farëzat e domates grijeni hollë fare në rende. Në një tas rrihni të bardhën e vezës, derisa të formohet një shkumë e trashë, në vazhdim, shtoni lëngun e limonit (rriheni dhe pak akoma), dhe në fund shtoni domaten e grirë dhe trazojini mirë.

Përdorimi

Ngaqë maska është e lagësht, aplikojeni me furçë, në 2-3 shtresa në të gjithë sipërfaqen e fytyrës ose vetëm në ato pjesë ku poret janë më të mëdha. Lereni maskën të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të vakët.

Limoni dhe domatja janë të pasura me acide, ato mund të largojnë qelizat e vdekura nga lëkura, papastërtitë e mbledhura në pore, yndyrnën e tepërt etj. Ndërsa e bardha e vezës forcon poret e lëkurës duke e bërë më rrezatuese dhe rinore./AlbStroka.com/

Happy weekend to all of you, kisses…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top