You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Si të keni dhëmbë të shëndetshëm

Si të keni dhëmbë të shëndetshëm

Nga Lorena Stroka

Doni të keni dhëmbë sa më të bukur e të shëndetshëm? Në qoftë se Po, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Çdo gjashtë muaj shkoni te dentisti juaj për një check up (kontroll) parandalues – ku bëhet pastrim, heqje ngyrosjesh etj.
  • Përdorni, në qoftë se është e mundur furçë dhëmbësh pas çdo vakti, ose ndryshe bëni larje të rregullt në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Shmangni përdorimin e furçave me fije të ashpra, pasi jo vetëm mund t’ju dëmtojnë mishrat  e dhëmbëve por si rezultat i kësaj do të keni ndjeshmëri të paimagjinueshme sa në të ngrohtë apo aq edhe në të ftohtë.
  • Ndryshoni furçën çdo gjashtë muaj.
  • Lajini dhëmbët në çdo sipërfaqe të tyre, dhe në pikën e kontaktit me mishrat por edhe gjuhën, pasi në këtë mënyrë largoni bakteret e grumbulluara aty dhe shmangni aromën e keqe të gojës.
  • Kujdes në ushqyerje: Ndaloni duhanpirjen, reduktoni konsumin e ëmbëlsirave. Shtoni në menunë tuaj vitaminat esenciale A + D, proteinat, hekurin, acidin folik dhe zinkun. Dentisi është ai që ju përcakton përdorimin e drejtë të të lartpërmendurave.
  • Zgjidhni pastë të përshtatshme dhëmbësh në varësi të përdorimit të saj. Për shembull, ka disa pasta specifike për ndjeshmëri ndaj pijeve të ngrohta apo të ftohta, po ashtu ka edhe të tjera që ndihmojnë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.
  • Shmangni përdorimin e dhëmbëve si mjete prerëse.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top