You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

ALBSTROKA-BLOG-KREM-PER-HEQJE-RRUDHASH-MASKA-RECETA-KESHILLA-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA--FOTO© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ç’është kjo punë, po si kaloi gati një muaj pa postuar asgjë në rubrikën e bukurisë?! As vetë nuk më besohet, mungesa kaq të gjata, kam kohë pa bërë, mbase dhe vite (diku nga 2012 më duket se pata bërë një shkëputje 2-3 mujore nga faqja). Gjithsesi këtë herë ndikoi edhe problemi me këmbën (do më thoni, po pse me këmbë shkruan ti moj motër?!) Jo, po ja ishte një justifikim i mirë të rrija shtrirë, të shihja DVD, të lexoja libra, si dhe të shkëmbeja mesazhe non-stop me motrën time, Fjorin, prej së cilës jam 100% e varur.

Sidoqoftë, rëndësi ka që u kujtova të rikthehesha… e të vijoja atë që kisha lënë përgjysmë.

Receta që kam zgjedhur të sjell për ju sot, nuk do t’ju vështirësojë aspak në gjetjen e përbërësve, pasi jam e sigurtë që të gjitha i keni në shtëpi. Kjo maskë është shumë e mirë për heqjen/mbushjen e rrudhave të thella periorbitale, ato në anët e jashtme të syve, të cilat janë aq të bezdisshme sa s’ka më!

Përbërësit

1 e bardhë veze

1 karotë mesatare

1 lugë gjelle (xhel) aloe vera

4 pika vaj bajame ose vaj kokosi

Përgatitja

Si fillim, grini në blender karotën, pastaj zbrazeni në një tas të pastër dhe përziejeni bashkë me përbërësit e tjerë derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, përhapeni përreth syve (pa grim), kryesisht tek e ashtuquajtura këmba e patës duke e lënë të veprojë rreth 30-35 minuta. Në fund, lajeni fytyrën me sapun të butë dhe ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira përsëriteni 2-3 herë në javë. Ndryshimin do ta vëreni qysh në ditët e para./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top