You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIQNI BOJËN E FLOKËVE NGA LËKURA, (EKSKLUZIVE)

SI TË HIQNI BOJËN E FLOKËVE NGA LËKURA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për të gjitha ju që i lyeni flokët vetë, dhe kryesisht me ngjyra të errëta, ja një mënyrë e e thjeshtë dhe e shpejtë për të pastruar lëkurën nga ngjyrimet e padëshiruara. Dhe sigurisht që nuk është soda, siç përmendet gjithandej, por, hiri.

Hiri është pastruesi më i mirë i lëkurës, pasi funksionon direkt dhe nuk përmban kimikate. Hiri më i mirë është ai i ullirit. Ku ta gjeni? Kur të gjeni pak kohë të lirë, digjni disa degëza ulliri, pastaj mblidhni hirin në një vazo dhe përdoreni sa herë ta shikoni të arsyeshme.

Përdorimi

Merrni një sfungjer të vogël, hidhni pak hi në të, dhe në vazhdim, fërkoni pjesët e lëkurës që janë lyer, derisa të pastrohen plotësisht. Pastaj, shpëlahuni me ujë të vakët/ftohtë dhe aplikoni kremin tuaj hidratues.

Gjithashtu, ka dhe një mënyrë tjetër që të mos ngjyroseni. Cila është ajo? Parandalimi natyrisht. Gjithmonë, para se të lyeni flokët, aplikoni përreth ballit, veshëve dhe pjesës së pasme të kokës (tek qafa) pak vaj bajameje. Është mjaft ndihmues në këtë drejtim./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top