You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HEQIM RRUDHAT TE PJESA E SYVE

SI TË HEQIM RRUDHAT TE PJESA E SYVE

ALBSTROKA-BLOG-SI-TE-HEQIM-RRUDHAT-E-SYVE-LORENA-STROKA-SHKRIME-RECETA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Qëllimi i gabimeve është mospërsëritja e tyre në të ardhmen – kështu nuk themi të gjithë? Sa prej nesh i qëndrojnë besnikë kësaj thënieje tipike?! Besomëni fare pak! Ves i keq, pakujdesi, papjekuri, mungesë serioziteti, rrezikshmëri – sido që ta quani, përsëri do të keni të drejtë. Për fat të keq, këtu e shumë vjet, bëj pjesë tek ata personat që kur dalin nga shtëpia nuk disponojnë asnjë dokument identifikues (pasaportë, letërnjoftim, çertifikatë etj). E ç’më duhet, them, brenda qytetit jam, pse mos shkova diku larg? Më mirë t’i lë në shtëpi, ku i kam të sigurta, se sa t’i humbas gjëkundi. Po kur të ndalon policia në rrugë për një kontroll rutine, ç’t’i tregosh? Buzëkuqin dhe deodorantin (se vetëm ato kam në çantë). I hap punë vetes, merr të afërmit në telefon dhe u kërkon të të sjellin dokumentet, përndryshe e shikon të zorshëm kthimin në shtëpi. E megjithëse i premton vetes se është hera e fundit që të ndodhë, ajo e shumëpritura herë nuk vjen asnjëherë. Më qëndroftë Zoti pranë, se po pësova ndonjë gjë (kurrë s’i dihet), do të humbas si sëpata pa bisht.

Këtu po i vë (.) rrëfmit tim, për të mos ju lodhur me detaje të tjera, ndoshta të padobishme për ju…

Si thoni, dëshironi të përgatisim së bashku një krem eliksir për rrudhat përreth syve? Një krem, që po arritët ta realizoni si duhet, ka për t’ju nxjerrë faqebardhë. Mos harroni, pakujdesia më e vogël gjatë procesit të përgatitjes, mund të ndryshojë plotësisht efektin e mëvonshëm të kremit. Lexoni me vëmendje udhëzimet e mëposhtme:

Përbërësit

280 ml vaj koksi

45-50 gr dyll blete

100 ml çaj mali

Përgatitja

Në një enë shkrini dyllin e betës në zjarr të ulët. Mandej hiqeni nga zjarri dhe shtoni në të çajin dhe vajin e kokosit (këta të fundit duhet të kenë të njëjtën temperaturë). Në vazhdim, përziejini së bashku me ndihmën e rrahëses elektrike derisa të krijohet një masë e trashë rrëshqitëse. Në fund, pasi të jetë ftohur (përzierja) hidheni në një vazo të sterilizuar dhe ruajeni në derën e frigoriferit. Përhapeni çdo ditë në lëkurë të pastër. Ky krem është i përshtatshëm për sy, fytyrë dhe trup. S’ju mbetet gjë tjetër veçse ta provoni!/albstroka.com/ Në qoftë se doni ta përdorni në bërryla, gjunjë dhe thembra, duhet të shtoni pak më shumë dyll blete.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top