You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Si të dallosh një womanizer

Si të dallosh një womanizer

Nga Lorena Stroka

Në jetën e një gruaje mund të kalojnë një, dy ndoshta dhe më shumë meshkuj. Të cilët jo gjithmonë janë të njëjtë midis tyre. Megjithatë, pothuajse të gjithave u ka rastisur të qëllojnë (të paktën një herë)  në womanizer. Womanizer është tipi i mashkullit që rend pas fustaneve të grave, është lloji i burrit që i shkëlqejnë sytë para çdo femre (qoftë e bukur apo e shëmtuar). A është e lehtë të dallosh një mashkull të tillë? Si ta trajtosh?

Womanizer mund të jetë akoma dhe burri që ka gruan më të bukur në botë.

Tiparet dalluese:

Burri womanizer ndahet në dy kategori: Në kategorinë e parë, hyn ai që të jep përshtypjen e tipit komunikues, fjalëshumë, të këndshëm, argëtues, tërheqës, dorëlëshuar, të papjekur (mendje-adoleshenti), të pabesueshëm, të papërgjegjshëm, të paqëndrueshëm dhe të pasinqertë. Në kategorinë e dytë, hyn ai që e mban veten si të zgjuar, intelektual, fjalërëndë, pushtetar, indiferent, serioz etj. Pra, siç e shihni akoma edhe burrat e kësaj kategorie ndjekin taktika të ndryshme për t’ia arritur qëllimit të tyre. Pse e bëjnë këtë? Sepse jo të gjitha femrave u pëlqen i njëjti tip, pra ata veprojnë sipas rastit. Te mendjelehtat sillen me mendjelehtësi, dhe te ato që e konsiderojnë veten me nivel, si intelektualë. Faktikisht, nuk e di se si do të tingëllojë kjo që do them por akoma dhe për të qenë womanizer duhet të gëzosh një lloj talenti (s’është e lehtë të përulesh e refuzohesh).

Pse

Në fakt, burri womanizer ka problem me vlerën e tij burrërore, por edhe me gjininë tjetër. Është një njeri, që nuk është i sigurtë për veten e tij, për pritshmërinë nga gjinia tjetër. Me pak fjalë, kërkon të testojë pëlqyeshmërinë e tij në çdo mënyrë, duke injoruar çdo kufi moshe, ngjyre, statusi etj. Dhe lumturohet pa masë nëse konstaton se diçka bën…

Gjithashtu mund të ketë eksperiencë traumatike nga ndonjë grua në të shkuarën, dhe për këtë arsye nuk i vlerëson ato, por vendos t’i ndëshkojë përmes tradhtive, duke kënaqur deri diku egoizmin e tij.

Ç’të bësh…

Për një femër me përvojë dallimi i një burri të tillë është shumë i lehtë (madje jo rrallëherë e peshkon për të luajtur). Prandaj kurrë nuk pretendon një raport serioz me atë. Por në rast se do që ta ndihmojë si njeri, mund ta këshillojë të kërkojë ndihmë të specializuar (se të jesh womanizer – është një lloj sëmundjeje – pavarësisht se jashtë ata japin përshtypjen e BURRAVE TË ZOTË SHUMË).

P.S: Sigurisht që womanizer nuk mund të quhet kurrë ai që dashuron vërtet se të shprehësh ndjenjat e tua nuk është turp, por BEKIM!

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top