You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Si të dallosh fiksimin nga dashuria e vërtetë!

Si të dallosh fiksimin nga dashuria e vërtetë!

Nga Lorena Stroka

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur që në një periudhë të caktuar të jetës sonë të mos dimë vërtet se çfarë është ajo që ndiejmë për dikë që kemi njohur. Është nevoja për të përmbushur disa nevoja seksuale? Është frika për të mos mbetur vetëm? Është alibija më e mirë për të harruar dikë tjetër? Është një formë egoizmi apo dashuri e vërtetë? Lexo pesë shenjat e mëposhtme dhe mëso të dallosh të lartpërmendurat nga dashuria e vërtetë:

  • E para dhe më e rëndësishmja, dashuron vërtet kur do me vetëmohim, domethënë do për atë dhe jo për vete. E mira e atij është gjithmonë dhe e jotja, lumturia e tij qëndron mbi tënden. Do vërtet kur mendon më parë atë dhe pastaj veten tënde në të mirë të lidhjes tuaj.
  • Një karakteristikë tjetër është gatishmëria që tregon në ndryshimin e shumë gjërave që e ngacmojnë, ndryshime ose përmirësime sjelljeje që kanë si qëllim afrimin dhe jo largimin e çiftit.
  • Në qoftë se nuk e do me gjithë shpirt dhe thjesht e ke fiksim nuk bën asnjë ndryshim rrënjësor (të jesh e sigurtë për këtë).
  • Dashuria e vërtetë njeh dhe falje. Në qoftë se nuk fal, s’e ke dashur kurrë. Nuk bën kurrë asnjë hap pas.
  • Së fundi, sa durim dhe mirëkuptim demonstron. Vetëm dashuria e vërtetë mund ta bëjë dikë të mirëkuptojë dhe durojë (i duruari i fituari – i thonë një fjale). Lidhjet e shtirura dorëzohen lehtë, nuk i rezistojnë kohës. Zakonisht janë sipërfaqësore, ekzagjiruese, të shpejta, egoiste, kërkuese, presionuese dhe të rrepta.

Çfarë kuptove nga të gjitha këto? Vendos të mirën e tij mbi tënden apo grindesh sa herë që s’kalon e jotja? Bën pas ndonjëherë apo shpërthen pa marrë parasysh ato që mund të pasojnë? Ke ndërmend të ndryshosh ndonjë gjë në karakterin tënd me qëllim që të jetoni sa më paqësisht apo do vazhdosh të jesh viktimë e vetes tënde? Lumturia është në dorën tënde, BESOMË!/Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top