You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH VETË KREM HIDRATANT TRUPI

SI TË BËSH VETË KREM HIDRATANT TRUPI

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ashtu si fytyra dhe trupi ka nevojë për mbrojtje, hidratim dhe ushqyerje. Të gjithë e dimë se dielli, i ftohti, thatësia dhe kripa privojnë lagështinë e lëkurës, duke e bërë atë më të ashpër dhe të zbehtë. Ndihmojeni, pra, lëkurën e trupit tuaj, duke përdorur çdo ditë një krem hidratues pa përbërës të rrezikshëm. Për rezultate më të mira, aplikojeni pasi të keni bërë dush, ndërsa jeni ende të njomura në trup.

Përbërësit për bazën

1/2 lugë gjelle gjalp kakao

1 ½ lugë çaj vaj kokosi

1 lugë gjelle dyll blete

Përbërësit e lëngshëm

1 lugë gjelle qumësht kokosi (të konservuar)

pak lëng trëndafili ose ujë të distiluar

1/2 lugë çaj boraks

Përbërësit shtesë

2 kapsula vitaminë E

2 pika vitaminë A

2 kapsula lecithin

1/2 lugë çaj maja birre

15 pika vaj esencial grejpfrut

10 pika vaj esencial vanilje

2 lugë çaj mjaltë

Përgatitja

Në Bain Marie vendosim dy kavanoza. Në njërin prej tyre, hedhim përbërësit bazë, duke i trazuar derisa të shkrijnë. Pastaj e heqim dhe e lëmë (përbërjen) të bëhet e vakët (37 gradë celsius). Në kavanozin e dytë, hedhim ujin e trëndafilit me boraks, dhe i përziejmë derisa të shkrihet përbërësi i dytë. E heqim kavanozin nga bain marie, e lëmë të shkojë deri në 37 gradë celsius, dhe pastaj shtojmë qumështin e kokosit. Në vazhdim, përziejmë me rrahëse elektrike përbërësit bazë me ata të lëngshëm, dhe në fund, shtojmë përbërësit shtesë. Kremin e ruajmë në vazo të sterilizuar (e preferueshme në derën e frigoriferit) për 3 muaj./AlbStroka.om/

Nesër pranë jush me një tjetër temë interesante…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top