You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË BËNI VICKS NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

SI TË BËNI VICKS NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

si-te-besh-vete-krem-vicks-albstroka-reviste-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Sa më ftohtë bën, aq më shumë rrezikojmë të sëmuremi. Dhembjet më të shpeshta janë ato të gjunjve dhe shpinës. Të cilat mundohemi t’i zbusim përmes fërkimit me ndonjë krem të gatshëm, që jo gjithmonë është i efektshëm. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një kremi fërkues vicks për çlirim të menjëhershëm nga dhembjet.

Përbërësit

1 filxhan kafeje vaj kokosi

gjysmë filxhani (kafeje) dyll blete

10 pika vaj esencial eukalipti (për 30 gr krem)

5 pika vaj esencial kamfuri (për 30 gr krem)

5 pika vaj esencial mente (për 30 gr krem)

Përgatija

Në një enë shkrini dyllin e bletës në temperaturë të ulët, pastaj, hidhni vajin e koskosit dhe vazhdoni trazimin. Mandej, hiqeni nga zjarri dhe shtoni vajrat esencialë duke i përzierë mirë së bashku. Në fund, pasi të jetë ftohur zbrazeni në një shishe të sterilizuar prej qelqi dhe përdoreni sa herë të doni./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top