You Are Here: Home » Kuriozitete » Si të bëni vetë një vazo lulesh kineze…

Si të bëni vetë një vazo lulesh kineze…

Nga Lorena Stroka

Kinezet ishin te paret te cilet zbuluan porcelanin, nje material i ngurte dhe i bardhe qe perdoret ne qeramike. Me porcelanin benin vazo te ndryshme dhe sende zbukuruese. Me poshte po ju japim disa udhezime se si te beni vete punime me dore, sigurisht ne kete rast nuk do te nevojiteni ndihmen e porcelanit, per arsye se ky i fundit behet ne furre dhe me temperatura mjaft te lartë per t’u pjekur. Por, shume lehte mund te beni nje vazo lulesh kineze me balte te kuqe te perpunuar, eshte nje material i cili punohet lehte.

  1. Per berjen e vazos, duhet te keni ne dispozicionin tuaj materialet e meposhtme: nje pakete me balte te kuqe te perpunuar (zakonisht, kete material mund ta gjeni ne dyqane te caktuara te cilat merren me artizanatin, dy spatula, njera per lemim dhe tjetra per prerje, nje penel dhe ngjyra te ndryshme.
  2. Merrni nje cope balte dhe filloni ta shtypni dhe punoni me duart tuaja me qellim qe te hapet. Pastaj prisni nje cope te rrumbullaket me spatulen qe perdoret per prerje. Kjo do te jete edhe baza e e vazos.
  3. Tani merrni nje cope me te madhe balte. Shtypeni qe te hapet. Sa me shume qe ta shtypni, aq me e holle do te behet balta. Prisni 6 shirita me gjeresi 3 cm dhe nje shirit tjeter me gjeresi 2 cm.
  4. Ne nje tas, vendosni pak balte, hidhni ca pika uje dhe i perzieni mire. Me kete material do bashkoni midis tyre copat e baltes. Hapeni, përreth bazës, pastaj, ngjisni nga lart nje shirit.
  5. Beni te njejten gje dhe me shiritin tjeter. Bashkoni balten midis dy shiritave me ndihmen e spatules qe perdoret per lemim. Kujdes! menyra sesi i bashkoni shiritat duhet te jete e njejte.
  6. Vazhdoni t’i ngjisni me te njejten menyre edhe shiritat e tjere. Ndersa shiritin e fundit, ai qe do te vendoset si gryke e vazos, duhet qe ta vendosni me menyre te tille qe te dale pak nga jashte. Ngjisni dorezen dhe pastaj bashkoni balten me spatulen qe perdoret per lemim.
  7. Prisni disa dite, derisa te thahet vazoja… dhe pastaj mund te filloni ta lyeni me ngjyrat qe deshironi. Si fillim hapni ngjyren e fondit, prisni sa te thahet, dhe pastaj skiconi c’te doni./albstroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top