You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË BËHENI MJEKU I VETES SUAJ

SI TË BËHENI MJEKU I VETES SUAJ

si-te-beheni=mjeku-i-vetes-suaj-kura=popullore-shkrime-nga=lorena-stroka-biografia-poete-shkritare-gazetareNga Lorena Stroka

Reagimet e njerëzve ndaj problemeve shëndetësore nuk janë kurrë të njëjta. Disa shqetësohen për gjënë më të vogël, ndërsa ca të tjerë, zakonisht më gjakftohtët, besojnë se gjithçka është kalimtare, dhe se paniku nuk ka asnjë efekt pozitiv në përmirësimin e gjendjes së krijuar.

Në fakt, çfarë është më mirë të bëni? Gjithçka varet nga serioziteti i problemit. Ndonjëherë ankthi i tepërt mund të çojë vërtet në përkeqësim të metejshëm. Më poshtë po ju tregoj disa mënyra të thjeshta për trajtimin e problemeve më të mundshme që mund të hasni në të ardhmen. Janë metoda popullore të provuara tradicionalisht…

1. Keni dhimbje veshi? Hidhni në të 2-3 pika lëng qepe.

2. Vuani nga diarreja? Në një filxhan të vogël, përzieni së bashku pakëz pluhur kafeje me lëng limoni.

3. Nuk qetësoheni dot nga lemza? Provoni pak sheqer.

4. I keni flokët të thatë e pa shkëqim? Shpëlajini me uthull.

5. Keni dhimbje koke? Bëni kompresa me lëng nenexhiku.

6. Keni dhimbje barku? Fërkojeni me vaj ulliri.

7. Dogjët gishtin gjëkundi? Hidhini pak kafe.

8. Keni zbokth? Shplajini flokët me lëng të zjerë rozmarine.

9. Keni goditje në dorë? Vendosni mbi të rigon.

10. Vuani nga mëllenjat apo bajamet e enjtura? Bëni gargarë me sherebelë.

11. Keni marrje mendsh? Pini lëng limoni me pak sodë në të.

12. E ndjeni qafën të ngrirë, për shkak ftohjeje? Merrni pak rigon të freskët, shtypeni dhe përhapeni te pjesa ku keni dhimbje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top