You Are Here: Home » Mjekësi » SI TA KUPTONI NËSE FËMIJA JUAJ PO VUAN NGA DEPRESIONI

SI TA KUPTONI NËSE FËMIJA JUAJ PO VUAN NGA DEPRESIONI

Nga Lorena Stroka

Tek adoleshentët dhe të rriturit simptomat e depresionit janë përgjithsisht të njohshme. Problemi është me më të vegjëlit, pjesa më e madhe e prindërve vështirësohet të perceptojë në kohë  problemet e mundshme, të cilat mund të vënë në rrezik shëndetin fizik e mendor të fëmijëve të tyre.

Nëse mendoni se fëmija juaj mund të jetë në depresion, është e domosdoshme të kërkoni sa më herët këshillim. Sa më gjatë qëndron pa ndihmë të specilaizuar, aq më shumë ka të ngjarë që jeta e fëmijës tuaj të prishet dhe të shndërrohet në një problem afatgjatë.

Simptomat e depresionit te fëmijët shpesh përfshijnë:

Trishtim ose humor të keq (për një kohë të gjatë)
Acarim dhe ankesa gjatë gjithë kohës
Mungesë interesimi për gjërat që më parë pëlqenin
Lodhje dhe rraskapitje për orë të tëra

Fëmija juaj gjithashtu mund të:

ketë probleme me gjumin/pagjumësinë
mos përqendrohet
bashkëveprojë më pak me miqtë dhe familjen
jetë i pavendosur
shfaq besim të lëkundur
hajë shumë më pak, ose shumë më tepër se zakonisht
ketë ndryshim të madh në peshën trupore
shprehë ndjenja faji ose vetëbesim të ulët
flasë për vetëvrasje ose vetë-lëndim

Disa fëmijë kanë probleme me ankthin dhe depresionin. Disa gjithashtu manifestojnë simptoma fizike, të tilla si dhimbje koke dhe dhimbje barku.

Problemet në shkollë mund të jenë një shenjë depresioni te fëmijët dhe adoleshentët, dhe problemet e sjelljes vijnë si rezultat i këtyre çështjeve, veçanërisht te djemtë. Fëmijët më të rritur që vuajnë nga depresioni, mund të abuzojnë me drogën dhe alkoolin.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj shfaq simptoma depresioni

Nëse mendoni se fëmija juaj mund të jetë në depresion, është e rëndësishme të bisedoni me të. Mundohuni të zbuloni se për çfarë bëhet fjalë dhe si ndihet. Sido që të jetë problemi, merreni seriozisht. Mund të mos duket i rëndësishme për ju, por mund të jetë një problem i madh për fëmijën tuaj.

Nëse fëmija juaj nuk dëshiron të flasë me ju, thuajini  që interesoheni shumë për mënyrën se si ai ndihet dhe se do të jeni  përkrah tij kurdoherë. Inkurajojeni që të flasë me dikë që i beson, siç është një anëtar tjetër i familjes, dikush në shkollë, përfshirë një mësues ose një prind/mik tjetër të fëmijës tuaj./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top