You Are Here: Home » Të ndryshme » Si sot…

Si sot…

Nga Lorena Stroka

29. 12. 1940: Forcat ajrore gjermane lëshojnë 10.000 bomba në Londër, një nga netët më të tmerrshme të metropolit Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore me plot 3.000 qytetarë të vdekur.
29. 12. 1800: Lind Charles Goodyear, kimist dhe zbulues amerikan. Goodyear bëri vullkanizimin e kauçukut, kështu që në bazë të kësaj u krijua industria e sotme e kauçukut, është gjithashtu edhe shpikësi i gomës së fortë.
29. 12. 1986: Vdesë Andrei Tarkovsky, regjizor i madh rus.
28. 12. 1895: Vëllezërit Lumiere hapin sallën e parë kinematografike në botë, në Paris, ku shfaqin dhe filmin e parë kinematografik (1 minutë kohëzgjatje).
1904: Botohet për herë të parë parashikimi i motit në një gazetë të Londrës.
28. 12. 1888: Lind Vilhelm Friedrich Murnau, regjizor me origjinë gjermane, një ndër eksponentët kryesore të kinematografisë së heshtur dhe ekspresionizmit gjerman.
28. 12. 1969: Lind Linus Torvalds, programues finlandez, dhe krijuesi i operativ Linux.
28. 12. 1971: Vdesë Max Steiner, kompozitor gjerman i muzikës kinematografike me një karrierë të madhe në botën e Hollivudit.
28. 12. 1984: Vdesë Sam Peckinpah, regjisor i madh amerikan.
16. 12. 1803: Gjashtëdhjetë suliote kërcejnë vallen e Prevezës dhe bien në humnerë bashkë me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e turqve.
16. 12. 1899: Themelohet klubi i futbollit të Milanit.
16. 12. 1770: Lind Ludwig van Beethoven, kompozitor gjerman i kohës së romantizmit.
16. 12. 1775: Lind Jane Austen, shkrimtare angleze.
16. 12. 1916: Vdesë Grigori Rasputin, murg rus i cili kishte ndikim të konsiderueshëm në “oborrin” e carit te fundit të Rusisë.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top