You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » SI QUHEJ FILLIMISHT ATHINA?

SI QUHEJ FILLIMISHT ATHINA?

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-shkrime-biografia-si-quhej-fillimisht-athinaNga Lorena Stroka

Athina është kryeqyteti i Greqisë si dhe një ndër qytetet më të vjetra të botës, historia e saj daton rreth 3.200 vjet para lindjes së Krishtit.

Ajo sot njihet kudo me emrin Athinë, por, a është quajtur gjithmonë kështu?

Sipas historianëve, fillimisht, Athina mbante emrin Akti ose Aktikë, emër të cilin e kishte marrë nga mbreti i saj i parë, Akteo. Emër i cili ndryshoi, pak më vonë, kur në fron u ngjit një tjetër mbret, Kekropa.

Nga ana tjetër, në faqet e mitologjisë greke, mbizotëron një version i ndryshëm i historisë së emrit.

Thuhet se kur popullit iu deshë të zgjidhte mes Poseidonit dhe Atenës, të gjithë burrat e qytetit votuan në favor të Poseidonit, ndërsa gratë pro Atenës. Si përfundim, mbizotëroi fitorja e Atenës, me një votë më tepër…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top