You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI DUHET PËRDORUR HUDHRA PËR RRITJEN E FLOKËVE?

SI DUHET PËRDORUR HUDHRA PËR RRITJEN E FLOKËVE?

albstroka-blog-facebook.lorena-stroka-foto-shkrimtare-gazetare-perkthyese© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Hudhra është një produkt i  shkëlqyer për rritjen e shpejtë e të shëndetshme të flokëve. Ndihmon në reduktimin e rënies së tyre, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës si dhe përmirëson pamje e tyre të përgjithshme.

Gjithashtu, ka veti anti-bakteriale e anti-fungale që ndihmojnë në luftimin e zbokthit dhe kruarjeve të kokës. Prania e squfurit në hudhër zvogëlon peshën e zbokthit si dhe pengon rikthimin e tij.

Mënyra më e mirë për zgjatjen e flokëve është shtimi i një thelp hudhre brenda shampos. Por, sigurohni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Përdorimi i tepërt i përzierjes në fjalë, mund të shkaktojë dehidratim lëkure e flokësh.

Jam e sigurtë që shumë prej jush, po të më kishit përballë, do të më pyesnit: “Po ja hajde dhe e përdorëm hudhrën, aromën e fortë dhe ndjesinë djegëse të saj si do t’i heqim qafe?” Edhe për këtë ka një zgjidhje: Brenda shampos mos harroni të shtoni pakëz mjaltë trumze, në këtë rast ai do të veprojë si një kondicioner natyror për flokët tuaja./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top