You Are Here: Home » Mjekësi » Shpresë e re për të sëmurët me ALZHEIMER

Shpresë e re për të sëmurët me ALZHEIMER

Nga Lorena Stroka

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Laval-it, në Quebec, në bashkëpunim me specialistë të kompanisë GlaxosSmithKline gjetën mënyrën për të aktivizuar mekanizmat natyrore mbrojtëse të trurit kundër sëmundjes së Alzheimerit. Kjo arritje mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve më të efektshme dhe përgatitjen e një  vaksine parandaluese për sëmundjen neurodegjenerative.

Hulumtuesit përdorën një molekulë të quajtur MPL, e cila është përdorur për një kohë të gjatë në vaksina të ndryshme, fakt që provon dhe sigurinë e plotë të saj. Molekula në fjalë, aktivizon qelizat microglial, vijën “mbrojtëse”  të sistemit nervor për eleminimin e një molekule toksike, e njohur si beta amyloid që gjendet në trurin e pacientëve me Alzheimer në formë pllakëzash senile. Eksperimentet e kryera te minjtë me simptoma të Alzheimerit treguan se invuzionet javore të MPL, për një periudhë 12 javore zhdukën deri në 80% pllakëzat e plakjes nga truri i kafshëve. Gjithashtu, teste të veçanta për matjen e aftësisë së kafshëve në të mësuar zbuluan përmirësim të rëndësishëm pas trajtimit./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top