You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MARRËZI RINORE

MARRËZI RINORE

© Lorena Stroka

Gjithë jetën shkrova për ty,
për një krijesë imagjinare,
për një dorë që s’preka kurrë,
kësaj bote vetmitare…

Gjithë jetën ta kushtova,
në çdo varg e çdo mendim,
shpirtërisht t’u fala e tëra,
që këtu të të kisha një ditë…

Por si hije mbetur sot
flokë-zbardhur si flloja bore,
jap e marr të kuptoj veten,
se si të lashë të më robëroje?!

Kështu, u plakëm të dy ne,
nga premtimet që bëmë shkrumb,
vonë kuptuam se marrëzia jonë rinore
prej kohësh kish marrë fund.

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top