You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » Arkeologji » SHKENCËTARËT ZBULOJNË VRASJEN MË TË HERSHME NË BOTË!

SHKENCËTARËT ZBULOJNË VRASJEN MË TË HERSHME NË BOTË!

albstroka-blog-facebook-vrasja-me-e-vjeter-ne-bote-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar vrasjen më të hershme në botë, e cila vlerësohet të jetë kryer rreth 430.000 vjet më parë.

Hulumtuesit raportojnë se kafka njerëzore e gjetur në Spanjë mbart shenja të dukshme krimi.

Ata arritën në përfundimin se personi i gjetur, gjinia e të cilit ende nuk është qartësuar plotësisht, u vra nga dy goditje të forta në pjesën e kokës, më saktë, mbi syrin e majtë, madje me të njëjtin mjet të mprehtë.

Kafka u gjet në një mjedis arkeologjik, në veri të Spanjës, thellë nën një sistem nëntokësor shpellash bashkë me disa pjesë skeletesh të 28 personave të tjerë.

Në njërën prej kafkave në gjendje më të mirë, u identifikuan dy plagë të mëdha në distancë të afërt me njëra-tjetrën. Metodat bashkëkohore mjeko-logjore, konstatuan se dy plagët e mëdha janë shkaktuar nga dy goditje rradhazi dhe nga i njëjti mjet krimi, mundësisht prej guri ose druri.

Shkencëtarët përjashtojnë çdo mundësi vetë-lëndimi apo rënieje të personit dhe janë të bindur se goditjet në kafkë janë pasojë e një veprimi të qëllimshëm kriminal, gjë që e bën këtë rast vrasjeje më të vjetrin deri më sot./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top