You Are Here: Home » Mjekësi » SHKENCA KA PËRGJIGJEN: KJO ËSHTË KOHËZGJATJA IDEALE E NJË MARRËDHËNIEJE SEKSUALE!

SHKENCA KA PËRGJIGJEN: KJO ËSHTË KOHËZGJATJA IDEALE E NJË MARRËDHËNIEJE SEKSUALE!

Nga Lorena Stroka

Sipas vetë çifteve një nga problemet më të zakonshme që ata hasin dhe që i detyron të kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore është cilësia e marrëdhënieve seksuale dhe veçanërisht, kohëzgjatja e paralojës dhe kontaktit intim.

Ajo çka për burrat konsiderohet “kohëzgjatje ideale” për gratë mund të jetë pamjaftueshmëri! Për t’i hedhur sa më shumë dritë kësaj pyetjeje goxha interesante, një ekip studiuesish nga Universiteti i New Brunswick-it vendosi të ekzaminonte rastet e gjithsej 152 çifteve nga mosha 21 deri në 77 vjeç,  lidhjet e të cilëve varionin nga 6 muaj deri në 50 vjet!

Në bazë të përgjigjeve të dhëna, u konstatua se çiftet ishin të pakënaqur nga kohëzgjatja e paralojës dhe depërtimit, dhe se ajo që për njërën palë dukej tepri, për tjetrën ishte domosdoshmëri!

Paraloja-parapraket (prekje, puthje, lëpirje, fërkime) – Gratë

Kohëzgjatja ideale: 19 minuta
Kohëzgjatja reale: 11 minuta

Paraloja-parapraket – Burrat

Kohëzgjatja ideale: 18 minuta
Kohëzgjatja reale: 13 minuta

Marrëdhëniet seksuale – Gratë

Kohëzgjatja ideale: 14 minuta
Kohëzgjatja reale: 7 minuta

Marrëdhëniet seksuale – Burrat

Kohëzgjatja ideale: 19 minuta
Kohëzgjatja reale: 8 minuta

Shifrat e mësipërme tregojnë se çfarë u përgjigj çdo pjesëmarrës/e (mesatarisht) se ndodhte gjatë marrëdhënies së tij/saj seksuale, si dhe sa do të dëshironte në realitet, gjithmonë parë në këndvështrimin personal./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top