You Are Here: Home » Të ndryshme » SHENJTËRIMI I RI I QEVERISË

SHENJTËRIMI I RI I QEVERISË

Nga Artan Mullaj

Nuk ka rёndёsi fare e vёrteta, rёndёsi ka ajo çfarё beson! Kjo gjё, ajo çka beson kryeministri ynё, mund tё supozohet si alibi e optimizmit tё pushtetit qё shkёlqen prej lumturisё sё “fitoreve” tё mёdha. Emocioni i tij duket  aq i brishtё kёtё herё, sa tё shёmbёllejё i pafajshёm. Kёtё la tё kuptohet Sali Berisha pёrmes njё ngazёllimi si ai i  perandorёve kinezё nё filmat vizatimorё pёr fёmijё, kur paralajmёroi rritjen e dhembshur tё pensioneve me 4, me 5, apo me 6 pёrqind.

Nё tё dy rastet, edhe nёse kreu i qeverisё beson naivisht nё parajsёn berishiane qё ju ka afruar shqiptartёve “tё lumtur”, edhe nёse bёn sikur beson dhe aktron mbi naivitetin e njё pjese tё tyre, lajmi ёshtё i mirё. Lajmi ёshtё i mirё sepse, sё pari, nёse vёrtet beson, e keqja nё vend nuk ёshtё pasojё e ndёrgjegjshme e drejtpёrdrejtё e pushtetit, por e mediokritetit tё tij, sё dyti, sepse nёse Sali Berisha bёn rolin e aktron, ёshtё e sigurtё qё ai ka njё talent prej ylli hollivudian  dhe si i tillё, si dhunti prej lideri, ky talent pёrfaqёson jo thjesht njё vlerё njerёzore, por njё pasuri kombёtare.

Sido qё tё jetё, ёshtё pёr tu pёrshёndetur rritja bujare dhe modeste e pensioneve. Por mё shumё se kjo rritje, duhet  tё duartrokitet besnikёria absolute e administratёs deri nё bazё, ndёrsa duket sikur edhe ajo, ka ose bёn sikur ka  sigurinё e kryeministrit se vendi ynё ёshtё pranё parajsёs ekonomike, si Kina, dhe aktron edhe ajo si ai, duke e shtuar edhe mё talentin kombёtar pёr tё luajtur me veten e pёr tё mashtruar tё tjerёt…

Nga ana tjetёr nё publik duket se ka njё interesim tё madh pёr shenjtёrimin e ri tё qeverisё. Tё falёsh para tё tjera, tё ngresh pensionet kaq bujarisht nё mes tё qametit financiar, nuk ёshtё thjesht njё guxim surreal por, ballazi me kauzёn pёr transparencё tё opozitёs, ёshtё njё kauzё e re. Kauzё pёr tё fshirё  pёshpёrimat e varfёrisё. Kjo bёhet aq mё e dallueshme ndёrkohё qё pёrpos ecjes pёrpara, qeveria nuk le rast pa kujtuar situatёn azmatike dhe mbajtjen e frymёs qё shoqёron administratёn e saj nё bёrjen e kёtyre sakrificave tё mёdha pёr “lumturinё” e pёrgjithshme. Ata, pushtetarёt, po rritin pensionet dhe po  vuajnё nga kjo rritje e vёshtirё si njё lindje, aq sa, duke shkurtuar edhe  25% tё shpenzimeve publike, do tё mund tё pastrojnё njё pjesё tё moralit tё ndotur dhe do ta zёvendёsojnё atё  me moral  tё ri, me atё  qё zakonisht kёrkojnё europianёt.

Vetiu, njerёzit qё me tё drejtё kёrkojnё pёrmirёsimin e  demokracisё, pra edhe pastrim tё moralit tё politikanёve tanё, mund tё  kёrkojnё tё kuptojnё njё vlerё simbolike nё bujarinё e papritur tё kryeministrit. Mos kjo ёshtё kthesa? Tё shkumёzosh nё njё luftё tё brendshme pёr tё sfiduar realitetin, tё shkosh kundёr rrjedhёs, edhe kur fuqitё tё kanё lёnё, tё presёsh nga trupi yt kockё e lёkurё copat e fundit tё mishit, pёr lumturinё e masёs, pёr tё bёrё bamirёsi, pёr tё gjallёruar vёmendje, (kur trupi yt ёshtё dhe i tё tjerёve), tё synosh, tё ngulёsh kёmbё, tё shpёrthesh nё mes tё shpёrthimit tё kobёs tёnde, nё buzё tё greminёs, pranё fanitjes sё shpresёs, pёr  tё ndihmuar tё mjerёt, (qё do tё mbeten tё mjerё), do tё thotё qё shpirti yt tё jetё nё njё shkallё tё lartё plazmimi si ai i shenjtorёve, do tё thotё qё  vetё nёnё Tereza tё ndjek nga lartёsia e zotit me  buzёqeshjen e ёngjёjve, dhe do tё thotё , tё jesh pranё njё simboli bamirёsie dhe tё jesh pjesё e shenjtё e tij…

Nё tё vёrtetё, jo aq bujaria e kryeministrit, por shpёrthimi i saj nё njё  kohё tё vёshtirё, ka tёrhequr vёmendjen publike si dritё e papritur xixёllonje nё errёsirё. Tё moçmit  do tё marrin disa lek mё shumё nga qeveria, ndёrkohё qё ajo i ka shtuar borxhet publike si njё ortek qё shpejt mund tё dalё nga kontrolli, pёr tё rrezikuar gjithçka. Pёr disa kjo mund tё jetё vёrtet njё fitore mes shumё tё tjerave,  por pёr disa tё tjerё,  kjo gjё mund tё shёmbёllejё me njё kundrasens si ato qё politika  zakonisht bёn pёr tё fituar pёrshtypje.

Nё fakt, lufta e re e pandershme e pushtetit pёr tё krijuar dhe fituar  pёrshtypje, nё mes tё krizёs qё ky pushtet ka krijuar, nuk ka si tё mos krijojё edhe njё pёrshtypje tё re publike pёr tё. Pёrshtypjen se pushteti bёhet njё fuqi e rrezikshme kur synon me metoda tё pista tё pastrojё moralin e ndotur tё saj. Dihet qё shumica e njerёzve janё tё pakёnaqur nga politika, politikanёt  dhe tensioni social qё sjell mungesa e ndershmёrisё sё tyre dhe nga hipokrizia publike e shtetit privat, qё rritet pёrditё. Kjo pakёnaqёsi po i largon edhe mё shumё ata nga shpresa se morali i ndotur i politikёs do dezinfektohet ndonjёherё. Prandaj njerёzit kanё dilemat e tyre dhe hedhin gjithnjё e mё shpesh vёshtrimet pa regёtime drejt perёndimit. Por edhe vendimi pёr liberalizimin e vizave ёshtё ende i paqartё. Kjo gjё ka sjellё njё mjegullim te ri nё ndёrgjegjien e tyre. Sepse shumё nga ata, besimin e mbetur e rruajnё jo pёr tё shpresuar mё ndryshime tё mira nё vendin e tyre, por pёr tё ikur, pёr arratinё e  mundshme dhe tё ligjshme drejt vendeve Shengen.

Mungesa e shpresёs ёshtё shndruar sot nё njё institucion agresiv.  Ajo qё thuhet se zakonisht vdes e fundit- shpresa pёr rezistencё gjenetike- shuarjen e saj e ka shumёplanёshe.. 90 % e shqiptarёve thuhet nё sondazhe mendojnё se korrupsioni nё vend ёshtё shndruar nё barbari, por 90% e kёsaj mase ka humbur shpresёn se ky vend do tё bёhet ndonjёherё. Kjo mungesё shoqёrohet me humbjen masive tё shpresёs tjetёr se Shqipёria do tё mund tё ketё ndonjёherё njё klasё tё re politike qё do ta çlirojё shtetin nga mentaliteti i privatёsisё dhe do ta shndrojnё atё nё njё instrument publik pёr tё bёrё detyra publike. Pёr kёtё shkak sot ka njё shkallёzim pesimizmi nё perceptimin qytetar, lidhur me faktin se ekonomia po shkon drejt rrёnimit tё plotё, megjithёse mё keq se kaq s’ka ku tё vejё…

Ngushullimi i pёrbashkёt i publikut por edhe i pushtetit ёshtё me sa duket jo se ёshtё ende e gjallё shpresa pёr tё patur drejtёsi ne vend edhe barazi para ligjit, pasi ajo ёshtё shuajtur me kohё. Ngushullimi kolektiv ekziston dhe ёshtё tjetёr gjё. Si njё armё e fundit pёr vetёmbrojtjen e fundit, kjo ёshtё aftёsia spektakolare e popullatёs pёr tё duruar jo thjesht varfёrinё, jo thjesht mjerimin, jo thjesht drejtёsinё e munguar, jo thjesht terrorin ekologjik dhe shkatёrimin sistematik tё ambjentit dhe atmosferёs, por aftёsia e pashlyeshme e shqiptarёve pёr tё pёrballuar  pikёrisht tmerrin historik tё mungesёs sё shpresёs nё jetёt e tyre.  Vёshtirё tё ketё njё komb tjetёr nё planet qё tё triumfojmё mbi ligjёsitё e krijimit, si ne, duke mbijetuar nё mes tё terrorit qё sjell kjo mungesё…

Komuniteti ynё ёshtё i prirur tё harojё por edhe tё falё gabimet e  politikёs nё kёmbim tё njё realiteti tё ri, ku nuk do tё lejohen mё lajthitjet e klasёs politike, dhe vendi do tё hyjё nё njё zhvillim tё shёndetshёm…  Kjo ёshtё njё dashamirёsi publike qё e le shumё pas bujarinё e vёshtirё tё kryeministrit me rritjen e re tё pensionёve Por ёshtё edhe ftesё pёr paqe publike mes atyre qё japin para dhe atyre qё falin gabimet.. Nё kёtё komunikim ёshtё koha tё kenё rolin  e tyre intelektualёt, analistёt e ekuilibruar, organizatat sociale, elita e papolitizuar, tё gjithё ata qё synojnё tё mos lejojnё mbretёrimin e tё keqes nё vendin ku jetojnё me familjet e tyre.  Pritshmёria ёshtё tek ata. Kёrkesa popullore pёr demokraci mё tё mirё ju drejtohet atyre. Sot mё shumё se kurrё. Edhe pse roli i elitёs sё shёndetshme ёshtё i brishtё nё njё shtet privat, si ky yni, ku korrupsioni ёshtё fatalitet dhe shpresat mungojnё, njё ndёrgjegjёsim i skajshёm i asaj pjese tё shoqёrisё shqiptare, qё pёrfaqёson moralin,  ёshtё ylberi pas politikёs sё keqe. Sot, rritja e hipokrizisё sё pushtetit ёshtё njё kёmbanё e shkatёrimit, qё si asnjёherё tjetёr  duhet dёgjuar prej saj…

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top