You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » SHENJAT DHE TRAJTIMI I CERVICITIT

SHENJAT DHE TRAJTIMI I CERVICITIT

shenjat-e-cervicitit-shkrime-nga-lorena-stroka-gazeta-albstroka-biografia-facebook-wikipediaNga Lorena Stroka

Cerviciti është inflamacioni akut ose kronik i qafës së mitrës. Cervicitet akute rrjedhojnë më së shumti nga përhapja e inflamacioneve të vaginës, uretrës dhe fshikëzës së urinës se sa nga inflamacioni i drejtpërdrejtë i qafës së mitrës.

Vlerësohet se 50% e femrave do të preket një ditë nga cerviciti.

Nga se shkaktohet

Në pjesën më të madhe të rasteve, sidomos tek gratë e reja në moshë, cerviciti mund të shkaktohet nga acarimi kronik i qafës së mitrës gjatë marrëdhënieve seksuale!

Nga hollësia e qafës së mitrës, si pasojë e atrofisë apo menopauzës…

Nga lindjet, abortet, zgjerimi i qafës së mitrës ose kanceri i vezoreve…

Nga virusi i lythave ose mikrobet si gonokoku, klamidia etj., etj.

Nga papastëria në zonën intime dhe mungesa e vitaminave…

Simptomat më të zakonshme të cervicitit janë:

– Sekrecionet ngjitëse jashtë qafës së mitrës…

– Gjakderdhja pas raporteve seksuale…

– Dhembjet poshtë barkut…

– Urinimet e shpeshta, zakonisht të shoqëruara me djegie…

Trajtimi

Trajtimi i cervicitit varet nga mosha e gruas, shkalla e inflamacionit, mundësia e pasjes së ndonjë inflamacioni tjetër të njëkohshëm si dhe nga dëshira e saj për të bërë fëmijë!

Në rastin e cervicitit akut, trajtimi synon në luftimin e mikroorganizmi të veçantë. Për këtë arsye, rekomandohet kultivimi i lëngut të qafës së mitrës.

Ndërsa në rastin e celvitit kronik, trajtimi është më ndërhyrës. Cerviciti kronik duhet kuruar akoma dhe nëse është asimptomatik (pa shenja)./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top