You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SERUM SHTËPIE ME XHEL HIALURONIK, UREA DHE BOTOKS BIMOR PËR HEQJE RRUDHASH

SERUM SHTËPIE ME XHEL HIALURONIK, UREA DHE BOTOKS BIMOR PËR HEQJE RRUDHASH

albstroka-blog-serum-ne-kushte-shtepe-per-heqje-rrudhash-lorena-stroka-foto-receta-biografia-wikipedia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Serumi është një solucion i përbërë nga ingredientë aktivë në trajtë të koncentruar dhe përqëndrim të lartë. Falë përbërjes së lehtë që ka, lëkura nuk pëson asnjë lloj rëndimi apo përkeqësimi, si dhe është një bazë e shkëlqyer për përsosjen e makijazhit.

albstroka-fotoPër bazën e serumit të sotëm, natyrisht paksa të veçantë nga të tjerët, kam zgjedhur xhelin e acidit hialuronik, një nga përbërësit më të fuqishëm hidratues, si dhe disa përbërës të tjerë, jo dhe aq të njohur, të cilët mund të ripërtërijnë akoma dhe lëkurat më të dëmtuara. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se dëshironi të keni një fytyrë super rinore, pa rrudha e varje, përveç acidit hialuronik, shtoni edhe një ose disa prej përbërësvetë mëposhtëm në varësi të nevojave tuaja:

2.5 ml (ose 62 pika) proteina mëndafshi për extra hidratim.

5 ml botox bimor Relax’rides për lifting dhe anti-plakje.

2 ml kafeinë për forcim lëkure (sidomos për zonjat mbi të 40-at).

5 ml kolagjen për hidratim dhe elasticitet.

2.5 ml urea, për nxitjen e sisistemit hidratues të lëkurës, (NMF).

Përgatitja

Në një enë të pastër prej qelqi shtoni acidin hialuronik (xhel) bashkë me përbërësit që ju interesojnë dhe vijoni me përzierjen derisa të homogjenizohen plotësisht. Në vazhdim, ruajeni në një vazo prej qelqi në derën e frigoriferit.

Aplikimi i tij mund të kryhet vetëm ose në kombinim me ndonjë krem relativ (domethënë, me përbërje të ngjashme), e mira do të ishte të bënit të dytën, pasi vajrat e përfshirë në krem ndihmojnë në masë të madhe në korrigjimin e lipideve të lëkurës./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top