You Are Here: Home » Mjekësi » Selinoja lufton humbjen e kujtesës

Selinoja lufton humbjen e kujtesës

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të ri shkencor, një substancë e gjetur në selino në përqindje të lartë mund të luftojë humbjen e kujtesës, e cila me kalimin e kohës dobësohet gjithnjë e më shumë.

Studimi i University of Illinois i udhëhequr nga profesori Rodney Johnson, që u botua në Journal of Nutrition, përmend se substanca bimore luteolini që gjendet kryesisht në selino dhe speca, redukton inflamacionet në tru që lidhen me plakjen dhe çojnë në probleme të kujtesës.

Eksperimentet laboratorike të kryera në minj treguan se kjo substancë “frenon” lirimin e molekulave që shkaktojnë inflamacion.

Kafshët që iu nënshtruan eksperimentit u ushqyen me ushqime që përmbanin luteolin për katër javë me rradhë, fakt që vërtetoi se minjtë më të vjetër, që kishin konsumuar stubstancën në fjalë, rezultuan më të aftë në teste të ndryshme të të mësuarit dhe kujtesës, në krahasim me minjtë më të rinj që nuk kishin konsumuar luteolin.

Shkalla e inflamacionit në trurin e minjve të vjetër të ushqyer me luteolin ishte e njëjtë me atë të kafshëve më të reja që i ishin nënshtruar eksperimentit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top