You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SEKSIN, EROSIN APO PARATË?

SEKSIN, EROSIN APO PARATË?

albstroka-blog-lorena_stroka_shkrime_artikujNga Lorena Stroka

Cili është kriteri kryesor për zgjedhjen e partnerit: Seksi, erosi apo paratë? Instituti Andrologjik, jo vetëm përgjigjet pa mëdyshje, por përpiqet ta argumentojë edhe më tej.

Sipas ekspertëve të fushës, siguria financiare është arsyeja thelbësore që çon në përzgjedhjen e shokut/shoqes së jetës. Dhe kjo nuk është për shkak të krizës së tanishme ekonomike, por si rrjedhojë e një mentaliteti më të hershëm social.

E megjithëse gjatë rrugëtimit jetësor ndodh të ndash çaste pasionante me dikë që të bën të ndihesh mirë, pa marrë parasysh moshën, ngjyrën, apo gjendjen e tij financiare, kur vjen fjala te bashkëjetesa apo martesa, peshorja anon gjithnjë nga personi që të ofron më shumë siguri.

Për mirë a ajo, ky është një fakt që nuk lë vend për dyshime. Anketime të ndryshme e përforcojnë atë gjithnjë e më shumë. Për shembull, një ndër anketimet më të fundit, vijon të dëshmojë atë që ëshë besuar përherë, që domethënë pushteti i parasë është kryefjala e shumicës së çifteve. Kur 5000 çifte nga mosha 25 deri në 65 vjeç u pyetën: Sa e rëndësishme është dashuria, seksi dhe siguria ekonomike në zgjedhjen e partnerit erotik?

Vetëm 18% e të pyeturve e konsideroi të domosdoshme dashurinë në një marrëdhënie.

Përfundimet  e studimit

Kur të anketuarit u pyetën se çfarë është ajo që ofron më shumë kënaqësi në një lidhje? Ata pohuan:

40.7% – Ndjesia e sigurisë së ofruar

33% (femra) – Pasja e një mashkulli besnik

26% – Dikush që të kujdeset për mua

Vetëm 28.1% deklaruan: Jeta seksuale!

Megjithëse e shprehur tërthorazi, nënkuptohet qartë se gjendja financiare e partnerit, përbën padyshim parametër i rëndësishëm për përzgjedhjen e tij.

Fundi i romancës

Përvoja sociale tregon se njerëzit, pavarësisht njohjes së realitetit, vijojnë të shtiren, çuditen, akoma dhe të komentojnë negativisht burrat e vjetër që preferojnë gratë  e reja, por dhe anasjelltas, domethënë të gjykojnë rëndë meshkujt  e rinj që zgjedhin partnere më të mëdha në moshë.

Studimet antropologjike, legjendat dhe historia tregojnë qartë se sa më i “pjekur” ish mashkulli, aq më i përshtatshëm dukej në sytë e femrës së re që synonte sigurinë dhe përkrahjen financiare.

Ky rregull disi kontradiktor për shoqëritë e lëkundura, të cilat nga njëra anë nxisin zbatimin e tij, dhe nga na tjetër e dënojnë atë, nuk është gjë tjetër veçse vijmësia e një zakoni të hershëm, që me sa duket, ka për t’i rezistuar kohës.

Ndërkohë, sipas rezultateve të një tjetër ankete, në të ciën morën pjesë 10.000 persona nga 37 vende të ndryshme të botës, konfirmohet se femrat parapëlqejnë të bashkëjetojnë/martohen me një mashkull më të vjetër në moshë, se sa me një bashkëmoshatarin e tyre

Sa për meshkujt, kur u pyetën se sa vjet diferencë do të donin të kishin me partneret e tyre? Shumica u përgjigjën 10 vjet, pa shprehur sigurisht pakënaqësi nëse në ndonjë rast, ato do të ishin deri në 4 vjet më të mëdha se ata./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top