You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » SEKS I NXEHTË PËR 5 MINUTA!

SEKS I NXEHTË PËR 5 MINUTA!

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të kryer në SHBA dhe Kanada lidhur me kohëzgjatjen e raportit seksual u vërtetua se kontaktet e zgjatura nuk ofrojnë asnjë kënaqësi të veçantë krahasimisht me ato më të shkurtra. Përkundrazi, lodhin dhe nevrikosin partnerin erotik. Në studim morën pjesë 5000 çifte, hulumtuesit u kërkuan që të vlerësonin kohëzgjatjen e marrëdhënies së tyre si më poshtë: “e dëshiruar”, “e mjaftueshme”, “shumë e shpejtë” dhe “shumë e zgjatur”.

Kontakti i shkurtër zgjaste nga 1 deri në 2 minuta. Me pak fjalë, spërkatni, fshini, mbaruat.

Kontakti i mjaftueshëm zgjaste nga 3 në 7 minuta, domethënë aq sa të pish një kafe espresso në këmbë.

Kontakti i dëshiruar zgjaste nga 7 në 13 minuta, në këtë rast ndihesh i shplodhur dhe tejet i gatshëm për raundin e dytë.

Kontakti i mërzitshëm ose i lodhshëm zgjaste mbi 13 minuta, aty thua me vete, o zot kur do mbarojmë?!

Duke komentuar përfundimet e studimit, kryesuesi Dr. Kameron theksoi: “nuk kemi qëllim të bëjmë askënd që  të ndihet keq”. Gjithashtu tha se “njerëzit nuk duhet të ndihen keq nëse jeta e tyre seksuale nuk ndjekë rregullat e mësipërme”.

Të gjitha këto gjetje pasqyrojnë veç të ashtëquajturën “kohëzgjatje mesatare”, në rast se ndonjë prej jush qëndron larg kontaktit të dëshiruar nuk do të thotë se ka problem, absolutisht jo. Secili ka “armët” e veta në shtrat… Fundja ç’kuptim do të kishte nëse të gjithë bënin të njëjtat gjëra?!

P.S: Në kohëzgjatjet e mësipërme nuk përfshihej procesi i paralojës (foreplay)./AlbStroka.com/Në qoftë se partnerët tuaj janë të kënaqur me ato që u ofroni, mos ndryshoni programin tuaj.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top