You Are Here: Home » Kuriozitete » “S’E SHIKOJ DOT VETEN NË PASQYRË” – FOTO TMERRUESE!

“S’E SHIKOJ DOT VETEN NË PASQYRË” – FOTO TMERRUESE!

Nga Lorena Stroka

Lauw Tjoan Eng, 51 vjeç sot, nga Xhakarta e Indonezisë, vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e cila shkakton formim tumoresh në të gjithë trupin.

“Nuk e shikoj dot veten në pasqyrë, imazhi im është i frikshëm”, janë fjalët e Laun Tjoan Eng në gazetën “Sun”. 51 vjeçari jeton vetëm dhe nuk punon, pasi siç thotë, askush nuk dëshiron ta punësojë për shkak të paraqitjes së jashtme, ndërsa mbijeton falë ndihmës së vëllezërve të tij.

Indoneziani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa vitesh, por tani nuk ka më të holla për të ndjekur trajtimin e duhur. Shpreson që një ditë të gjendet kura për sëmundjen e tij.

Gjithashtu, uron që me kalimin e kohës të njohë një grua me të cilën të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top