You Are Here: Home » Gnomonologji » …SEPSE JETA NUK PRET ASKËND!

…SEPSE JETA NUK PRET ASKËND!

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE-PERKTHYESE-SHQIPTARE-THENIE-TE-ARTAShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Përqafoni ndryshimin dhe mundohuni të kuptoni se gjithmonë ndodhë për një arsye. Në fillim mund të mos jetë i qartë, por, në fund do t’ia vlejë.

Këto që keni sot, nesër mund të bëhen ato që kishit dje. Kurrë s’i dihet. Shumë herë gjërat ndryshojnë pa paralajmërim. Njerëzit dhe situatat vijnë dhe shkojnë. Jeta nuk pret askënd. Lëviz çdo sekondë duke kaluar nga qetësia në zhurmshmëri, dhe kjo ndodhë vetëm tek njerëzit e zakonshëm.

Ndonjëherë vetëm një çast mund të ndryshojë dejtimin e jetës tuaj. Një vendim i parëndësishëm apo i padëmshëm në dukje, është në gjendje të trondisë tërë botën tuaj si një meteor që bie përmbi Tokë. Jetë të tëra janë përmbysur për mirë apo për keq – për shkak të një ngjarjeje të papritur. Dhe këto ngjarje ndodhin vazhdimisht…

Sado të mira apo të këqija janë kushtet tani, një ditë do të ndryshojnë. Të jeni të sigurtë për këtë. Kur jeta është e bukur, gëzojeni atë. Mos kërkoni vazhdimisht diçka më të mirë. Sepse lumturia nuk troket kurrë në derën e atyre që nuk vlerësojnë ato që kanë prej kohësh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top