You Are Here: Home » Gnomonologji » …sepse dhembjet e botës s’kanë të sosur!

…sepse dhembjet e botës s’kanë të sosur!

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Shopenhauer

Në pleqëri pasionet dhe epshet shuhen njëra pas tjetrës, ashtu si sendet humbasin vlerën e tyre të dikurshme. Ndjeshmëria zbutet, fuqia e imagjinatës dobësohet, pamjet zbehen, përshtypjet nuk ndërlidhen më me ndërgjegjen, por, shpërbëhen pa lënë asnjë gjurmë, ditët rrjedhin si ujë, asgjë nuk të zgjon më interes, gjithçka në jetë humb ngjyrën e vet./AlbStroka.com/

Nën peshën e viteve, njeriu nuk ecën, por, thjesht struket në një qoshe për të pushuar, duke i bërë vetes hije, tashmë mbetur fantazmë e atij që ish dikur, derisa vjen vdekja. Çfarë i mbetet për të vrarë? Një ditë, dremitja shndërrohet në gjumë të thellë, dhe ëndrrat e tij…/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top