You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » …se dhe fjalët vdesin një ditë!

…se dhe fjalët vdesin një ditë!

albstroka-blog-se-dhe-fjalet-vdesin-nje-dite-lorena-stroka-perkthimeShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Ndonjëherë vetëpyetem se ku shkojnë fjalët e dashurisë pas vdekjes së një çifti, ato që pëshpëriten mes tyre për vite me rradhë, ato që nuk i dëgjoi njeri, kodi i tyre hermetik, fjalët që u ndërtuan nga lëngjet e dashurisë, ndërsa pikat thaheshin në gjoks dhe bark?!

Fjalët e tyre të vogla e përkëdhelëse, emërtimet erotike që ngjajnë me gugurima pëllumbash, ato thirrjet gati-gati foshnjore që tingëllojnë disi qesharake në veshët e të tjerëve, dhe pse nuk janë! Fjalë që ndoshta nuk gjenden në asnjë fjalor, por, që rrjedhuan nga rënkimet, të bërtiturat, kafshimet dhe thithjet e tyre në qafë e veshë.

Ku shkojnë të gjitha këto pas vdekjes? Nuk janë fjalë lutjeje që ruhen nga engjëjt, as poezi frymëzuese që pas vitesh mund të tërheqin vëmendjen  mendimtarëve… Vajtoj për humbjen e tyre të pashmangshme!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top