You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SCRUB ANTI-CELULIT PËR TË GJITHA MOSHAT

SCRUB ANTI-CELULIT PËR TË GJITHA MOSHAT

scrub-anticelulit-albstroka-bukuri-gjithçka=mbi-femrat-maska-sekrete-keshilla-bukurie-nga-LORENA-STROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa më e kuruar është lëkura, aq më shumë vonojnë të shfaqen shenjat e plakjes. Një paketë e mirë kuruese duhet të përfshijë: scrub javor, hidratim të përditshëm dhe maska ushqyese.

Për sa i përket scrub-eve duhet të dini se janë të shumëllojshme, sikurse dhe maskat. Prandaj për të pasur efekt sa më të mirë, duhet të zgjidhni atë që i pështatet llojit të lëkurës suaj.  Ka scrub-e që përdoren veç për fytyrë e veç për trup, si dhe të tjera që përdoren njëherësh (për të dyja bashkë).

Këtë herë do të flasim për recetën e një scrub-i fytyre dhe trupi njëkohësisht, të cilën e përdor shpesh, kryesisht kur angazhimet e tjera nuk më lenë hapësira për shumë zgjedhje.

Është e thjeshtë, ka efekt anti-celulit dhe kushton fare pak.

Përbërësit

4 banane të shtypura

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan kafe qumësht

1 filxhan kafe sheqer

4-5 pika uthull (vetëm për trupin)

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Në vijim, përhapeni në fytyrë dhe trup, duke bërë masazh të lehtë për rreth 5-8 minuta, pastaj lereni të veprojë dhe 10 minuta të tjera. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Përsëriteni jo më shpesh se një herë në javë./albstroka.com/

*Mbani mend: përzierja që do të përdorni për fytyrën nuk duhet të përmbajë uthull.

Shihemi pas pak…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top