You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-foto-biografia-receta-sekrete-bukurie-sapun© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa të çuditshme që jemi ne femrat, shpenzojmë kush e di se sa kohë dhe para për blerje kremrash, pudrash, buzëkuqësh, ngjyrimesh e veshjesh, dhe kur vjen fjala te përzgjedhja e sapunëve, marrim ç’na del përpara. Harrojmë që sapuni është baza për pasjen e një lëkure të shëndetshme e pa shenja plakjeje… dhe se asnjë krem, sado i kushtueshëm qoftë, nuk mund të riparojë dëmtimet e shkaktuara nga përdorimi i një produkt i papërshtatshëm.

Ejani të përgatisim së bashku një sapun ushqyes, aromatik, hidratant dhe me veprim ripërtërirës për të gjitha tipet e lëkurës… Një sapun i thjesht sa në përbërje po aq dhe në përgatitje, që ia vlen ta provojmë pa u menduar dy herë:

Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë karite

3 lugë gjelle ujë mineral

1 lugë gjelle sapun neutral të grirë (pa aromë)

1 lugë çaj glicerinë

1 lugë çaj mjaltë

10 pika vaj esencial limoni 10 pika vaj esencial korianderi

Përgatitja

Si fillim, shkrijmë në zjarr të ulët gjalpin karite. Paralelisht, në një enë tjetër ngrohim ujin mineral derisa të vlojë. Në vazhdim, shtojmë sapunin e grirë dhe vazhdojmë me përzerjen, mandej hedhim glicerinën, mjaltin, vajrat esencialë dhe gjalpin e shkrirë, duke i përzierë përsëri së bashku. Pas kësaj, derdhim masën e sapunit në një kallëp dhe e lëmë 3-4 orë të ftohet. E ruajmë në vend të thatë e të errët deri në 6 muaj. E përdorim si sapun trupi dhe rroje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top