You Are Here: Home » Mjekësi » SALCA “MAGJIKE” QË PASTRON VENAT

SALCA “MAGJIKE” QË PASTRON VENAT

salca-magjike-qe-pastron-venat-albstroka-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Në qoftë se keni nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak dhe mundoheni në çdo mënyrë që ta reduktoni sa më shpejt, provoni të përgatisni recetën e salcës së mëposhtme. Brenda një kohe relativisht të shkurtër venat tuaja do të pastrohen tërësisht dhe ju do të ndiheni më të shëndetshëm se çdo herë tjetër.

Përbërësit

300 gr hudhra

500 gr qepë

1 kg  e gjysmë uthull molle

1 kg mjaltë

Përgatitja

Fillimisht grini në makinë grirëse qepët dhe hudhrat, pastaj hidhini në një enë bashkë me uthullën e mollës për 24 orë, duke i trazuar herë pas here. Në vazhdim, kullojini… Lëngun e mbledhur përziejeni me mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Mandej, zbrazeni në shishe të vogla dhe ruajini në frigorifer.

Përdorimi

Sa herë që konsumoni sallatë, në vend të uthullës, shtoni 4 lugë çaj nga salca e mësipërme.

KUJDES: Para se ta përdorni konsultohuni me mjekun tuaj personal./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top